Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

FMN rekomandon rritje të kontributeve dhe taksave mbi pronën nga viti 2026

Foto: BTA

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rekomandoi që nga viti 2026 në Bullgari të rriten kontributet shoqërore dhe taksat mbi pronën. Kjo u bë e ditur gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Buxhetit të Kuvendit Popullor me përfaqësuesit e misionit të rregullt të FMN-së. FMN gjithashtu këshillon vendosjen e sistemit të multifondeve dhe heqjen e kufirit maksimal të kontributeve të sigurimeve shoqërore. Sipas kreut të misionit të FMN-së, Fabian Bornhorst, ekonomia bullgare aktualisht po funksionon mbi potencialin e saj, çka kërkon masa për stabilitet fiskal. Ai rekomandoi që në vitin 2026 të ulën shpenzimet publike me 1% të PBB-së dhe të rriten kontributet me 1%. Bornhorst theksoi gjithashtu se përfitimet sociale duhet të jenë të targetuara.

Sipas FMN shpenzimet buxhetore duhet të zhvendosen nga rritja e pagave në sektorin publik drejt investimeve. Duhet të kufizohet rritja e pagave në sektorin shtetëror dhe të shkëputen disa pagesa sociale nga paga minimale dhe rritja e saj automatike. Të përmirësohet mbledhja e akcizave dhe të rriten taksat mbi pasuritë e paluajtshme. FMN i sheh këto masa si mënyra për të siguruar qëndrueshmëri fiskale afatgjatë dhe përdorim më efikas të burimeve publike.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita “Kujtimet nga Antikiteti” në Burgas tregon për shërbëtoren fetare Leseskepra nga Anhiallo

Më 6 nëntor, në Ekspozitën Arkeologjike të Muzeut Rajonal Historik – Burgas, hapet një ekspozitë në kuadër të 50-vjetorit të studimit arkeologjik të një varri të pasur të një aristokrateje në nekropolin e Anhiallos. Ekspozita mban titullin: “Kujtimet..

botuar më 25-11-06 4.55.PD

Parashikimi i motit për 6 nëntorin

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - rreth 8°. Gjatë ditës do të kemi mot me reshje. Reshjet do të jenë më të konsiderueshme dhe në më shumë vende në Bullgarinë Lindore, dhe në Bullgarinë Qendrore pas mesditës. Në..

botuar më 25-11-05 7.40.MD

Bojko Borisov: Deljan Peevski u sanksionua padrejtësisht sipas “Magnitski”

Lideri i GERB, Bojko Borisov, deklaroi për mediat se personalisht ka marrë pjesë në bisedime me përfaqësues amerikanë për heqjen e sanksioneve sipas “Magnitski” ndaj qytetarëve bullgarë. Ai tha se ka diskutuar për këtë çështje edhe me David Cameron,..

botuar më 25-11-05 6.33.MD