2
Bullgaria kremtoi 117-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Qendra e festimeve ishte ish-kryeqyteti Veliko Tërnovo, por aktivitete festive u zhvilluan në mbarë vendin.

Në Plovdiv, përvjetori u përkujtua me një ceremoni zyrtare dhe një rikrijim historik të ngjarjeve të vitit 1908. Dhjetëra qytetarë të Plovdivit dhe vizitorë të qytetit morën pjesë në festimet që u mbajtën në sheshin me të njëjtin emër – “22 Shtatori”.

“Gjyshi i gjyshit tim ishte luftëtar vullnetar – opëllçenec, gjyshi im ishte oficer i madhërisë së tij, Mbretit Ferdinand – kjo është uniforma e tij origjinale”, ndau për BNR Plovdiv Sava Kufarov, një nga pjesëmarrësit në rikrijim.

Në Burgas, priftërinj të klerit ortodoks vendas mbajtën një lutje festive për mirëqenien e vendit.

Në sheshin “Atanas Sirekov” u ngritën flamujt e Bullgarisë, të Komunës së Burgasit dhe të Bashkimit Evropian.


Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të garnizonit ushtarak të Burgasit, si dhe organizatave të veteranëve të ushtrisë.

Ndërkohë në Varna, përvjetori i 117-të i shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë u përkujtua me një ceremoni solemne, e ndjekur nga një valle tradicionale, ku qytetarët u bashkuan me valltarët e Ansamblit Folklorik “Varna”.

Në qytetin Kjustendill, nderimi për heronjtë e Pavarësisë u shpreh me vendosjen e kurorave dhe luleve pranë monumentit “Bullair”.

Një roje nderi u formua nga anëtarët e klubit “Tradita” pranë Vatrës Kulturore “Gjeneral Vlladimir Zaimov”.

Programi festiv nisi me ngritjen e flamurit kombëtar bullgar, nën tingujt e himnit, të ekzekutuar nga Orkestra Frymore profesionale e Bashkisë së Kjustendilit.

Lexoni më shumë për Ditën e Pavarësisë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, Bashkia e qytetit Burgas
Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri një ftesë Mbretit Charles III për të vizituar përsëri Bullgarinë, njoftoi Këshilli i Ministrave. Të dy folën në pritjen mbretërore të organizuar me rastin e Samitit në kuadër të iniciativës "Procesi i Berlinit" në..
Grupi i liberalëve në Parlamentin Evropian, "Rinovo Evropën", krijoi një grup pune për të hetuar abuzimet e mundshme qeveritare ndaj sundimit të ligjit në Bullgari. Si arsye për këtë veprim përmenden "sinjale shqetësuese për përndjekje politike, abuzim..
Të huajt shpesh kërkojnë të paguajnë me euro. Arsyeja është se tashmë tek produktet është shënuar edhe çmimi në valutën evropiane, tregojnë shitësit në dyqanet e rajonit të Kjustendilit. Të huajt – sidomos në pikat e karburantit, kur furnizohen me..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..