Pas një seance që zgjati disa orë, Gjykata e Apelit e Sofjes e la në paraburgim për një kohë të pacaktuar Kryebashkiakun e Varnës, Bllagomir Kocev. Gjykatësi Stefan Iliev shpjegoi se ekziston një supozim i arsyeshëm se Kocev ka kryer krimet për të cilat akuzohet. Ai shtoi se nuk ka rrezik që i akuzuari të arratiset nëse vendoset një masë më e lehtë, por ekziston rreziku që ai të kryejë një krim tjetër sepse ai është ende kryebashkiak i Varnës. Vendimi i gjykatës është përfundimtar.
Eurodeputetët nga grupi "Rinovo Evropën" kanë kërkuar që Komisioni Evropian të pezullojë pagesat për Bullgarinë për shkak të arrestimit të kryebashkiakut të Varnës, i cili i përket partisë së tyre, raportoi “Politico”. Kryetarja e grupit liberal në Parlamentin Evropian, Valerie Aye, i dërgoi një letër Komisionit Evropian, duke deklaruar se qeveria bullgare po përdor Komisionin e pavarur Antikorrupsion për qëllime politike.
Sipas Aye, Komisioni Antikorrupsion është shndërruar në një mjet për presion mbi figurat e opozitës. Sipas saj, kjo minon garancitë e përcaktuara në Planin e Rimëkëmbjes për pavarësinë e institucioneve. Kjo vjen në një kohë kur Komisioni po shqyrton kërkesën e Bullgarisë për pagimin e një kësti të ri prej 653 milionë eurosh në kuadër të Instrumentit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTAKryeministri Rosen Zheljazkov, Ministri i Bujqësisë Georgi Tahov dhe Komisioneri i BE-së për Bujqësinë Christophe Hansen përuruan kanalin e rinovuar të ujitjes “Trakiec” pranë fshatit Konush. Rinovimi rrit zonat që ujiten në rajonin e Haskovos me mbi..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të jenë të ndryshueshme; në disa zona, moti do të jetë kryesisht me diell . Do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi..
Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit Svetllozar Patarinski për shkak të vonesës së vaksinimit të kafshëve kundër lisë, njoftoi gazetarja e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi...
Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..