Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një dirigjent dhe solistë me famë botërore hapin sezonin e Operës së Sofjes me "Tosca"

Foto: FB/SofiaNationalOpera

Opera Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me operën e dashur "Tosca" të Giacomo Puccini-t. Pjesa e drejtorit të teatrit, Pllamen Kartallov, ka qenë në program për 14 vjet dhe ka bërë turne në Japoni dhe Turqi. Dy shfaqjet më 26 dhe 28 shtator do të dirigjohen nga i famshmi Daniel Oren - një specialist i respektuar i operës botërore, një mysafir i mirëpritur në teatrot dhe festivalet më prestigjioze në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Izrael.

Daniel Oren

Për tre rolet kryesore janë ftuar këngëtarë me karriera të nivelit botëror. Maria José Siri e mrekullueshme nga Uruguai do të interpretojë rolin e Tosca-s në Sofje pas disa performancave triumfuese në "Nabucco" dhe "Aida" në Arena di Verona. Rumuni Stefan Pop - një nga tenorët lirikë kryesorë në botë, është tashmë i njohur për publikun në Sofje. Në muajt e fundit ai ka kënduar në teatro të njohura në Paris dhe Londër, Munih dhe Berlin, Helsinki dhe Trieste. 

Pllamen Kartallov dhe Stefan Pop

Claudio Sgura nga Italia është ndër baritonët kryesorë bashkëkohorë të Verdit, por roli i Scarpias është ndër më të rëndësishmit në repertorin e tij.

Claudio Sgura

Në një konferencë për shtyp kushtuar hapjes së sezonit në Operën e Sofjes, dirigjenti Daniel Oren tha se ishte shumë i lumtur që u kthye përsëri në Sofje.

"Tosca" ishte vepra e parë që ai dirigjoi në Operën e Romës në moshën 22 vjeç dhe ishte shumë e rëndësishme për të. Oren e konsideron personazhin kryesor si një nga feministet e para në literaturën operistike. Sipas dirigjentit, "në shumicën e titujve të njohur, heroinat mbeten gjithmonë pasive, në opera burrat vendosin se çfarë do të ndodhë me gratë. Tosca është absolutisht e ndryshme dhe e mrekullueshme! Është një grua që lufton, ndjek atë në të cilën beson dhe arrin deri në fund. Ajo nuk ka frikë nga vdekja. Kur bëhet fjalë për nderin e saj, ajo nuk bën kompromise, madje vret. Është një grua e gatshme të paguajë çmimin e lartë për dashurinë e vërtetë..." Presim me padurim ta shohim Maria José Sirin në këtë rol emblematik - një interpretuese e vlerësuar me shumë çmime e heroinave më të famshme të Verdit dhe Puccinit, "e aftë për një përkushtim të plotë" dhe me "tone të larta brilante" sipas kritikës botërore. 

Maria José Siri

Në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë, Pllamen Kartallov ndan:

"Dëshira ime është që në planin e repertorit tonë për këtë vit të ketë një prani shumë të gjerë ndërkombëtare, dhe kjo më dha arsye të vazhdojmë të punojmë me maestron Daniel Oren dhe, së bashku me të, të zgjedhim ata solistë që janë vazhdimisht në skenat më të mëdha të botës. Kështu filluam me Requiem-in e Verdit, dy muaj më parë me Simfoninë e Nëntë të Bethovenit, dhe tani kjo seri nën drejtimin e tij muzikor vazhdon me "Tosca", "Rigoletto" dhe një koncert nga sopranoja Asmik Grigorian. E gjithë kjo i detyrohet bashkëpunimit tonë shumë të gjatë me Oren. Shpesh punojmë në Itali - në produksione që unë bëj së bashku me të. Është një bashkëpunim vërtet i këndshëm..."

Pllamen Kartallov

Adhuruesit e operës presin me padurim koncertin gala të yllit botëror Asmik Grigorian, i cili do të dirigjohet nga Daniel Oren më 14 nëntor. Që nga mesi i tetorit, publiku do të ketë mundësinë të shohë "Nderi i fshatarit" dhe "Pagliacci" - një bashkëprodhim i Operës së Sofjes me Teatrin “Pavarotti-Freni” në Modena, si dhe me kompanitë operistike në Piacenza dhe Rimini.

Në fund të shkurtit, Opera e Sofjes do të ngrejë perden e produksionit të ri të “Makbeth”-it - një nga operat më pak të njohura të Verdit.

Gjatë sezonit, do të shfaqen përsëri një sërë prodhimesh të suksesshme nga vitet e fundit:

“Kemi një repertor të madh dhe shpesh nuk mund t’i shfaqim të gjitha, thotë drejtori. - Artistët tanë nuk janë me kontratë, siç është jashtë vendit. Këtu ata punojnë në organikë dhe ne jemi të detyruar të sigurojmë zhvillimin e tyre me role që i pasurojnë vokalisht dhe skenikisht, u jepet mundësia të kalojnë nëpër një repertor interesant dhe të dobishëm për ta. Qëllimi im ka qenë gjithmonë të zbuloj zëra të rinj dhe pikërisht falë Richard Wagner-it këta këngëtarë kanë zgjeruar horizontet e tyre.


Festivalin tonë të ardhshëm të Wagnerit do t’ia kushtojmë 150-vjetorit të themelimit të Festivalit të Bayreuth-it. Kemi nëntë produksione, por do të performojmë vetëm gjashtë, tre të tjerat do t’i transmetojmë në internet.

Dua të ndaj me ju se Opera e Sofjes u vu re në tregun global të festivaleve me Richard Wagner-in. Kërkimi për hapësira alternative për shfaqje operistike në ambient të hapur ecën paralelisht me përfshirjen e një repertori që largohet nga mendësia tradicionale е kompozitorëve, por kontribuon në ekuilibrin që karakterizon Operën e Sofjes.


Pllamen Kartallov nuk ankohet kurrë për financimin e ofruar nga Ministria e Kulturës bazuar në buxhetin e deleguar, i cili varet nga të ardhurat: "ne bëjmë gjithçka që mundemi për t'ia dalë mbanë". Për sezonin e ri, ai uron: "Të gjithë artistët të jenë të shëndetshëm, që të kemi një audiencë, që të mundemi, së bashku me shikuesit, artistët dhe drejtimet e zhvillimit të repertorit, të krijojmë një teatër vërtet kombëtar me rëndësi ndërkombëtare".

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: operasofia.bg, facebook.com/SofiaNationalOpera



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kuadër nga filmi “Djali po largohet”

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: Kënga “Njerëz dhe rrugë” nga filmi i paharrueshëm “Djali po largohet”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”

botuar më 25-11-21 6.55.PD

"Kundër Kohës"… Kthimi i grupit "Faktor"

Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..

botuar më 25-11-20 6.05.PD

32 violinistë të rinj nga 14 vende marrin pjesë në konkursin "Vasko Abaxhiev"

Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..

botuar më 25-11-20 5.20.PD