Qytetarët u mblodhën për një protestë përpara selisë së "DPS-Fillimi i Ri" (DPS-NN) në Sofje në mbrojtje të kryetarit të ndaluar të Varnës, Bllagomir Kocev. Protesta është nën sloganin "Për një Bullgari të lirë - pa /Deljan/ Peevskin, /Bojko/ Borisovin dhe mafian!" dhe është organizuar nga shoqata civile BOEC. 
Deputetët nga “Po e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) erdhën gjithashtu për të mbështetur protestën. Ivajllo Mirçev nga "Po, Bullgaria!" (pjesë e "Bullgarisë Demokratike") njoftoi gazetarët se ka informacion se kreu i DPS-NN Deljan Peevski ka fluturuar për në Dubai. "Padyshim që ai ka disa interesa në Dubai", komentoi ai. Bozhidar Bozhanov nga e njëjta parti njoftoi se Komisioni Kundër Korrupsionit, zyra e prokurorit dhe Agjencia Kombëtare e të Ardhurave janë njoftuar për mospërputhje në të ardhurat e deklaruara të Peevskit dhe dyshime për marrjen e fondeve me origjinë të paligjshme.

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BNR, BTATë martën , temperaturat minimale do të lëvzin nga 8 deri në 13°, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë gjithë vendin, dhe më të dendura do të jenë në rajonet verilindore dhe në Bullgarinë Qendrore. Pas mesditës,..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..
Gjykata e Qytetit të Sofjes ka shtyrë çështjen e ekstradimit të Igor Greçushkin, pronarit të një anijeje mallrash të lidhur me një shpërthim të vitit 2020 në portin e Bejrutit në kryeqytetin libanez që vrau më shumë se 200 persona dhe plagosi mijëra të..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës..