“Meta”, kompania mëmë e “Facebook” dhe “Instagram”, është e interesuar për të investuar në Bullgari, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. “Bisedimet u zhvilluan pas takimit me “General Electric”, ku folëm për reaktorët e vegjël modularë. Sigurimi energjetik dhe mundësitë teknologjike të së ardhmes në drejtim të ndërtimit të infrastrukturës së veçantë, zhvillimi i potencialit për krijimin e giga-fabrikave për inteligjencën artificiale dhe, natyrisht, tërheqja e një partneri strategjik si “Meta” janë elementë jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin”, shpjegoi Zheljazkov.
“Përfaqësuesit e “Meta”-s na njohën me planet e tyre investuese në Evropë. Këtë dhe vitin e ardhshëm ata janë të përqendruar në shtete të tjera, por pas vitit 2028 kanë ndërmend të shfaqin një interes shumë serioz, pikërisht për shkak të mundësive rajonale që ofron Bullgaria”, shtoi kryeministri.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: government.bg
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..