Pas pritjes zyrtare në Aeroportin “Vasill Levski” këtë mëngjes, volejbollistët e skuadrës kombëtare bullgare - nënkampionë të Kampionatit Botëror në Filipine - u takuan në një ceremoni të veçantë me tifozët e tyre, të cilët mbushën sheshin përpara monumentit “Shën Aleksandër Nevski” në qendër të Sofjes.
Gjatë rrugës për në shesh, autobusi me legjendat e reja të volejbollit u prit zhurmshëm nga këmbësorët në rrugët e qytetit. Përpara” Shën Aleksandër Nevskit”, djemtë u pritën me ovacione edhe më të zhurmshme. Njerëzit thërrisnin "Bullgarët - heronj" dhe valëvisnin flamurin bullgar, duke kërkuar autografe dhe foto.
Sukseset e jashtëzakonshme të ekipit më të ri në kampionat, që mbeti i pamposhtur deri në finalen kundër Italisë — e cila arriti të mbrojë titullin botëror — bashkuan kombin tonë të ndarë.
"Gjatë dy ditëve të fundit, kemi filluar të kuptojmë se si janë gjërat në Bullgari, si i kemi nxjerrë të gjithë njerëzit në rrugë, për çka jam mirënjohës. Mendoj se ky është shpërblimi më i madh për ne", tha kapiteni i ekipit kombëtar, Aleks Grozdanov, pas mbërritjes së tij në Sofje.
"Duhet të vazhdojmë të punojmë në të njëjtën mënyrë, sepse përndryshe do të ketë një efekt të kundërt. Sezoni i ardhshëm do të jetë edhe më i vështirë sepse nuk jemi më autsajderë ", komentoi trajneri Gianlorenzo Blengini.
Prisni një reportazh të zgjeruar mbi pritjen e ekipit kombëtar bullgar të volejbollit në faqen e internetit të Radio Bullgarisë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Kampioni i Wimbledon për të rinj dhe i renditur i pari në renditje, Ivan Ivanov, kaloi lehtësisht në raundin e tretë në grupmoshën e tij, raportoi BTA. Nisje e fortë për Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev në US Open Në raundin e dytë,..
Në garën me gati 2000 atletë, në Kampionatin Multi-Evropian të Taekwondo-s në Nish (Serbi), garuesit bullgarë fituan tre medalje ari dhe tre bronzi, dhe Viktoria Ivanova u zgjodh gjyqtarja më e mirë. Në kategorinë e meshkujve deri në 68 kg, Stefan..
Bullgarja Joana Konstantinova dhe Reina Goto nga Japonia mposhtën kinezen Wei dhe japonezen Yoshida me rezultatin 7:5, 6:1 në raundin e parë të turneut në dyshe në Kampionatin e Tenisit të Hapur të SHBA-së. Ky është gjithashtu suksesi i parë për..