Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ushtarët bullgarë nderuan heroizmin e paraardhësve të tyre në Kajmakçallan

Foto: Ministria e Mbrojtjes

Një ritual ushtarak në nderim të heronjve të rënë në betejat e Kajmakçallan-it u zhvillua në majën me të njëjtin emër, në kufirin midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Gjatë Luftës së Parë Botërore, në vitin 1916, në këtë zonë kalonte një nga pozicionet mbrojtëse të ushtrisë bullgare, e cila përballej me forcat e aleatëve — britanike, franceze, greke dhe serbe. Sivjet shënohen 109 vjet nga këto përleshje të ashpra, të cilat ishin pjesë e Frontit Maqedonas, një nga segmentet më të rëndësishme të luftës në Ballkan.

Në ritual morën pjesë ushtarë bullgarë të udhëhequr nga gjeneral majori Dejan Deshkov dhe përfaqësues të misionit diplomatik bullgar në Greqi. Kurora nderimi u vendosën në emër të ministrit të mbrojtjes, shefit të mbrojtjes dhe të Forcave Tokësore. Gjithashtu u mbajt një lutje përshpirtje për të ndjerët.

Deshkov kujtoi se ushtarët bullgarë luftuan beteja mbrojtëse për një muaj e gjysmë, duke kaluar disa herë maja nga duart e bullgarëve te serbët. Në përleshjet në lartësinë prej 2500 metrash, Regjimenti i 11-të i Slivenit pati rreth 2000 të vrarë dhe mbi 6000 të plagosur.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Ministria e Mbrojtjes



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ilijana Jotova

Nënpresidentja e shtetit: Besimi i krishterë dhe shkrimi kanë ruajtur popullin tonë për 12 shekuj

Falë kristianizimit, shkrimit dhe gjuhës, populli bullgar dhe Bullgaria mbetën në kujtesën e Evropës edhe atëherë kur shteti bullgar zhdukej për shekuj të tërë nga harta politike e Kontinentit të Vjetër. Pagëzimi dhe krijimi i shkrimit bullgar kanë..

botuar më 25-09-24 3.43.MD

Hebrenjtë në Bullgari dhe në mbarë botën festojnë Vitin e Ri

Mbrëmjen e 22 shtatorit filloi Viti i Ri Hebraik – Rosh Hashana. Sipas kronologjisë së Torës, nisi viti 5786 nga krijimi i botës. Sipas besimit hebraik, në këtë ditë Zoti krijoi njeriun e parë, Adamin. Sipas traditës hebraike, në dhjetë ditët që..

botuar më 25-09-23 11.28.PD

Himni i Pavarësisë për herë të parë u dëgjua në Burgas

Për herë të parë, Himni i Pavarësisë u dëgjua më 22 shtator 1908 në qytetin bregdetar të Detit të Zi, Burgas. Autori i melodisë dhe tekstit – dirigjenti ushtarak Georgi Shagunov – ka shënuar në faqen e parë të partiturës se himni është shkruar dhe..

botuar më 25-09-22 6.05.PD