Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më shumë kërkesa për punë se sa oferta në Bullgari

Ka një bum të bullgarëve që kthehen nga jashtë, thotë specialisti i burimeve njerëzore, Georgi Përvanov

Foto: BTA

Kanë mbetur më pak se 100 ditë deri në përfshirjen e Bullgarisë në zonën e euros, dhe kjo është një arsye tjetër për të folur për të ardhurat e njerëzve në vendin tonë, për ekonominë tonë, për investimet e huaja dhe për tregun e punës, i cili reagon më shpejt ndaj ndryshimeve socio-ekonomike, para se ato të ndodhin realisht.

Nuk parashikohet të ndëdhë asgjë e papritur me pagën e bullgarëve nga 1 janari i vitit të ardhshëm, ajo do të ketë të njëjtën vlerë nominale, por e konvertuar në euro, kështu që nga ky këndvështrim nuk do të ketë ndryshime – thonë ndërmjetësit mes punëdhënësve dhe atyre që kërkojnë punë. Po, të gjithë e pranojnë se të ardhurat në vendin tonë janë ndër më të ulëtat në BE, por Bullgaria gjithashtu dallon me ritmin më të lartë të rritjes së pagave dhe të ardhurave në 5-6 vitet e fundit.

Nga 1 janari 2026 do të ketë një korrigjim të pagës minimale, i cili do të ketë ndikim edhe në shumë pagesa të tjera sociale – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale propozon që ajo të bëhet 1213 leva, pra 620,20 euro. "Ka dhe një direktivë të BE-së për lidhjen e pagës minimale me pagën mesatare, të cilën Bullgaria duhet ta ndjekë dhe kjo është një mënyrë për shtetin që të përpiqet gjithashtu të stimulojë rritjen e të ardhurave," thotë Georgi Përvanov, drejtor i një prej kompanive kryesore të burimeve njerëzore në vend dhe në Evropën Lindore.
Georgi Përvanov
"Rritjet e tilla fillojnë të shqetësojnë investitorët dhe ka një largim të investitorëve që vijnë në Bullgari," paralajmëron specialisti në një intervistë për Radio Bullgarinë. "Përveç kësaj, në disa sektorë, ku kërkohet një numër i madh punëtorësh. Këtu përfshihen prodhimi i kabllove në industrinë automobilistike, industria e tekstilit. Mendoj se kemi arritur një prag sa i përket outsourcing-ut, dhe atje do të shohim një rënie."

Paga minimale, në lidhje me PBB-në për person në Bullgari, është më e larta në të gjithë BE-në dhe kjo nuk ka ndodhur vetëm kohët e fundit – komentoi për BNR ekonomisti Vasill Velev nga Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari. Ai shtoi se në tre vitet e fundit paga minimale është rritur me 55%, ndërsa PBB ka pasur një rritje prej 10% dhe rritja e produktivitetit ka qenë vetëm 5%.
Vasill Velev
"Paga jonë minimale ka kaluar shumë përpara ekonomisë dhe për këtë arsye ky formulim i gabuar ka nevojë të anulohet. Paga minimale nuk duhet të jetë diçka për të cilën duhet të synojmë, ajo duhet të merret nga maksimumi 5-6% e punëtorëve. Vetëm ata që nuk kanë kualifikime të caktuara, që nuk kanë eksperiencë pune."

Sipas të dhënave të zyrave të punës, aktualisht po vërehet një rënie e dukshme e pozicioneve të hapura, nën 10 mijë, që është shumë pak për një treg si i yni – mendon Georgi Përvanov. "Në të njëjtën kohë, është shumë i madh numri i njerëzve që kanë regjistruar profilet e tyre në rrjetin më të madh social për kërkimin e punës, dhe ndër ta po rritet numri i atyre që kthehen nga jashtë," thotë Përvanov.

"Pamja është kontradiktore, kërkohen kryesisht njerëz nga segmenti i ulët, punëtorë, operatorë dhe specialitete teknike dhe kuadro mjekësore. Pikërisht në anën tjetër është segmenti i lartë, ku ka shumë pak pozita të hapura për drejtorë ekzekutivë, drejtorë prodhimi dhe menaxherë financash dhe marketingu, ndërsa ka shumë kandidatë për këto pozita. Po shkojmë drejt një tregu pune jashtëzakonisht dinamik, ku njerëzit e moshave të ndryshme do të duhet të fitojnë aftësi të reja, të mësojnë profesione të reja dhe të mësojnë dosido gjatë gjithë jetës së tyre. Rekomandimi im për ata që hyjnë tani në tregun e punës është që të orientohen drejt specialiteteve që gjatë viteve në vijim nuk do të zëvendësohen nga inteligjenca artificiale. P.sh., profesione që lidhen me punën me njerëz, me mjekësinë, me bujqësinë, me aktivitete që nuk kanë të njëjtën rutinë. Dhe, njohja e gjuhës angleze tashmë nuk është një avantazh konkurrues, ajo pranohet si diçka e domosdoshme për tregun e punës."

"Për momentin kemi një kërkesë të madhe për punëtorë në bujqësi, ndërtim dhe hotelieri. Lajmi i mirë është se aktualisht ka një bum të bullgarëve që kthehen nga jashtë. Dhjetëra mijëra janë ata që janë në procedurë për t'u kthyer në Bullgari," thekson Georgi Përvanov dhe shton:

"Vetëm tek ne paraqiten 30 kërkesa në ditë për punë nga bullgarët që po kthehen. Praktikisht nuk po arrijmë të përpunojmë gjithçka. Por ka edhe një statistikë shumë interesante, të cilën e mësuam nga Agjencia e Punësimit, dhe kjo është se vitin e kaluar mbi 10 mijë shtetas bullgarë mbi 65 vjeç kërkuan punë me kohë të plotë. Ky është një numër i madh për Bullgarinë, dhe kjo shifër do të vazhdojë të rritet. Kjo tendencë për të mbajtur më gjatë njerëzit mbi 55 vjeç në tregun e punës është pjesë e një tendence të përgjithshme të ndryshimit. 

Na pret të shohim që këta njerëz regjistrohen për të studiuar në universitete dhe për të nisur biznesin e tyre në moshën 60 dhe 70 vjeçare. Në fakt, na pret të jemi dëshmitarë të një ndryshimi të madh dhe ky ndryshim nuk është vetëm në vendin tonë, por në një nivel global. Ka një bum në mbarë botën për të ashtuquajturën 'sipërmarrje argjendi' dhe një rritje të startupeve të regjistruara nga njerëz mbi 50 vjeç."

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: BTA, cteambulgaria.com, BGNES, Aeroporti i Sofjes, pixabay


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Norma bazë e interesit të BNB-së bie simbolikisht, ndërsa borxhi i jashtëm shtetëror rritet

Që nga 1 tetori, norma bazë e interesit e Bankës Popullore të Bullgarisë (BNB) është 1.81%. Kjo është ulja e dymbëdhjetë me radhë në muaj, këtë herë me 0.01% krahasuar me shtatorin 2025. Për shumë vite, norma bazë në Bullgari ishte zero, por..

botuar më 25-10-01 10.59.PD

A është e pashmangshme rritja e tatimeve për të përmirësuar buxhetin e shtetit?

Në fund të shtatorit, kur kanë mbetur pak më shumë se 3 muaj deri në datën "Rubikon" për financat publike bullgare - 1 janar 2026, kur vendi ynë do të dalë zyrtarisht nga bordi monetar dhe do të adoptojë monedhën e përbashkët evropiane, në..

botuar më 25-09-29 6.20.MD

Rendimente më të ulëta të rrushit, por interes në rritje ndaj sektorit të verës në Bullgari

Në mesin e muajit shtator, si çdo vit, festa e madhe e krishterë Lartësimi i Kryqit të Shenjtë të Zotit, që bie më 14 shtator, shënon fillimin e një prej proceseve më të rëndësishme në bujqësi – fushatës së vjeljes së rrushit. Viti 2025 nuk bën..

botuar më 25-09-23 6.35.PD