Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mjekët e rinj rifillojnë protestat për paga të mira

Foto: BGNES

Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të bllokojë një pjesë të trafikut në qendër të Sofjes.

“Arsyeja pse po protestojmë sot është sepse nuk po i përmbushin kërkesat e protestave të mëparshme. Institucionet dhe autoritetet nuk duan të na kushtojnë vëmendje”, tha mjekja praktikante Dr. Kalina Bozhillova për Nova TV.

Mjekët e rinj kërkojnë që paga e tyre bazë bruto të jetë 3.5 herë më e lartë se minimumi për vendin, dhe që infermierët, rehabilituesit dhe asistentët e mjekëve të marrin 150% të pagës mesatare për vendin. Ata gjithashtu kërkojnë që ndryshimet ligjore të miratuara në leximin e parë në verë me kushte më të mira të votohen përfundimisht, në mënyrë që ato të përfshihen në buxhetin për vitin e ardhshëm.

Mjekët kërcënojnë të protestojnë çdo javë, sepse gjysmë viti pas fillimit të pakënaqësisë së tyre nuk ka asnjë përgjigje nga autoritetet. “Jemi të lodhur nga premtimet boshe, zvarritjet, ndryshimet fiktive dhe shmangjen e përgjegjësisë. Duam veprime të vërteta dhe të menjëhershme”, deklarojnë ata.

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Filmi “Made in EU” fiton edhe një çmim tjetër evropian

Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës në..

botuar më 25-11-24 11.23.PD

Sofja mbështet planin për paqe në Ukrainë, por kërkon marrjen parasysh të interesave të BE-së

Bullgaria përshëndet përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së dhe presidentit Donald Trump për ndalimin e zjarrit dhe vendosjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, thuhet në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave në Facebook. Kushtet..

botuar më 25-11-24 9.01.PD

Të pastrehët në Sofje dhe profili i tyre në fokus të një studimi evropian

Të pastrehët në Sofje janë më pak të dukshëm se në qytetet e mëdha evropiane. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara të një studimi ndërkombëtar që përfshiu 35 qytete evropiane, në kuadër të projektit ndërkombëtar “Numërimi Evropian i të Pastrehëve”,..

botuar më 25-11-23 6.55.PD