Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20 centimetra, që është afër nivelit kritik, por nuk ka rrezik për derdhje, njoftoi kryetari i bashkisë Daniell Panov në rrjetet sociale.
Situata po kthehet gradualisht në normalitet pas përmbytjeve në bregdetin e Detit të Zi. Shtabi rajonal i krizës në Burgas do të përgatisë një plan për aktivitetet e rimëkëmbjes në vendpushimin Elenite dhe në Carevo sot. Fshatrat bregdetare pësuan më rëndë nga përmbytjet më 2 tetor, të cilat shkaktuan viktima njerëzore dhe dëme të rënda materiale dhe infrastrukturore. Gjithashtu, ende nuk është vendosur se kur do të rivendoset qasja e njerëzve dhe pajisjeve në territorin e Elenite.
Uji nga rubinetet në zonat e përmbytura nuk duhet të përdoret, priten rezultate laboratorike për pastërtinë e tij. Uji nga puset dhe sondazhet gjithashtu nuk është i sigurt, thekson Ministria e Shëndetësisë. Situata e fatkeqësisë mbetet në komunën Trën (Bullgaria Perëndimore), ku banorët janë pa energji elektrike. Gjithashtu nuk ka energji elektrike në komunat Kjustendill, Pleven, Çerven Brjag, Loveç.
Reshjet po vazhdojnë edhe më 8 tetor. Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë rrit nivelin e rrezikut për reshje të vazhdueshme të konsiderueshme në kod të kuq në rrethet: Silistra, Razgrad, Ruse, Veliko Tërnovo, Pleven, Lloveç dhe Gabrovo. Në shumë vende në këto rrethe, sasitë ditore të reshjeve do të kalojnë 65 mm, dhe në disa vende mbi 100 mm. Kodi portokalli është në fuqi për rrethet: Vraca, Tërgovishte dhe Dobriç. Kodi i verdhë - paralajmërimi i nivelit më të ulët është në fuqi për rrethet Montana, Varna dhe Shumen.
Redaktoi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..