Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të shërbejnë trena në itinerarin Sofje-Burgas, dhe një në linjën Sofje-Ruse.
Makinat e reja janë më të besueshme dhe me efikasitet energjetik, pasi kthejnë energjinë elektrike në rrjet gjatë lëvizjes me inerci. Ato do të jenë të pajisura me sistemin më të përparuar të sigurisë, Sistemin Evropian të Kontrollit të Trenave-ETCS.

"Ky është një moment i lumtur për modernizimin e hekurudhave bullgare. Presim një tjetër deri në Krishtlindje, me të cilin do të jemi në gjendje të mbulojmë 100 për qind të të gjithë trenave të shpejtë në vend", tha Ministri, i cituar nga BTA.
Lokomotivat mbajnë emrat e revolucionarëve bullgarë Zahari Stojanov, Georgi Ikonomov dhe Boris Kollçev. Secila prej tyre ka një kod QR, përmes të cilit pasagjerët do të jenë në gjendje të mësojnë më shumë rreth këtyre personaliteteve të shquara.

Sipas Grozdan Karaxhov, BDZ ka nevojë për rreth 80 vagonë të tjerë, si dhe për 15 komplete të reja trenash për distanca të gjata.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTATë shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..
Asambleja Kombëtare miratoi sot, 7 nëntor, në lexim të parë dhe të dytë, ndryshimet legjislative që zgjerojnë kompetencat e menaxherit special të rafinerisë Lukoil. Tekstet u miratuan me votat e formacioneve të shumicës parlamentare GERB-SDS,..
Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të katërt për në Antarktidë, anija pritet të arrijë në bazën bullgare të Antarktidës në ishullin..
“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e..
Policia ka neutralizuar një grup të krimit të organizuar që transportonte emigrantë nga Burgasi përmes Sofjes deri në kufirin serb, tha në një..