Kamelia Todorova - këngëtarja që vendosi standarde në muzikën bullgare xhaz dhe pop - prezanton projektin e saj të ri muzikor "Këngët e mia" më 14 tetor në orën 19:30 në Qendrën për Art Bashkëkohor "Topllocentralla" në Sofje. Eventi premton të jetë një spektakël madhështoi multimedial në të cilin muzika tregon histori në një mjedis vizual modern.
Përveç klasikëve botërorë, programi i koncertit përfshin hite nga repertori i Kamelia Todorovës, duke përfshirë "Vetmia", "Prekje", "Ditë dhe Natë", "Kujtim i Bukur". Ajo do të shoqërohet në skenë nga interpretues të rinj, por tashmë të afirmuar.
Ju ofrojmë këngën "Vetmia" të Kamelia Todorovës nga albumi i saj "Tërheqja" (1996). Autori i muzikës është Aleksandër Milladinov, Mihaill Bellçev shkroi tekstin e bukur, ndërsa aranzhimi është nga Konstantin Cekov.
Shihni më shumë në arkivin tonë:
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ani Petrova
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA