Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga krijimi i saj pesë vjet më parë deri në lançimin e versionit të ri. Kështu, numri i përgjithshëm i përdoruesve aktivë tashmë tejkalon 20 000.
"Këto shifra flasin vetë - platforma funksionon, njerëzit e përdorin atë dhe bizneset kanë akses të vërtetë në mijëra njerëz të motivuar. Me faqen e re, ne kemi arritur ta shndërrojmë “Bulgaria Wants You” në një ekosistem të gjallë që lidh njerëzit dhe kompanitë në një mënyrë natyrale dhe efektive", komentoi iniciativa, cituar nga BTA.
Platforma ruan modelin tradicional për gjetjen e një pune duke aplikuar për një njoftim, por gjithashtu shton mundësinë për kontakt të dyanshëm, i cili tashmë ka hapur horizonte krejtësisht të reja për dhjetëra punëdhënës, tha organizata. Kompanitë nuk presin që kandidatët t'i zbulojnë - ato kërkojnë dhe gjejnë vetë në mënyrë aktive talente të përshtatshme, duke përdorur sistemin intuitiv të kërkimit dhe komunikimin e drejtpërdrejtë nëpërmjet bisedës së integruar.
Lexoni më shumë rreth temës nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Bulgaria Wants You
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...