Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti i dha një urdhër studiuesit më të famshëm të gjuhës bullgare në Kinë, Profesor Ma Sipu

Foto: President.bg

Në emër të Kreut të Shtetit Rumen Radev, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova i dorëzoi Profesor Ma Sipu Urdhrin e Shën Kirilit dhe Metodit, shkallë të parë, njoftoi zyra e shtypit e Kreut të Shtetit.

Çmimi u dha në një ceremoni zyrtare në Universitetin e Studimeve të Huaja të Pekinit dhe i jepet studiuesit kinez të gjuhës bullgare si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të madh në popullarizimin e historisë, gjuhës dhe kulturës bullgare në Kinë.

Profesor Ma Sipu u diplomua nga Universiteti i Sofjes. Interesat e tij kërkimore përfshijnë vendet e Ballkanit me theks në Bullgari. Së bashku me të diplomuarit e tij, ai botoi një fjalor dyvëllimësh bullgaro-kinez dhe kinezo-bullgar. Prof. Ma Sipu ka shkruar gjithashtu një libër shkollor mbi historinë e Bullgarisë në gjuhën kineze.

Zëvendëspresidentja Jotova i dhuroi bibliotekës së universitetit libra të klasikëve bullgarë. Në Universitetin e Studimeve të Huaja të Pekinit mësohen 101 gjuhë. Dega e Studimeve Bullgare është një nga më të vjetrat. Bullgarishtja është studiuar atje dhe në 3 universitete të tjera kineze që nga viti 1961.

Gjatë vizitës në universitet, Zëvendëspresidentja u takua me rektorin Jia Wenjian dhe bisedoi me studentët. Duke zgjedhur të studioni Studime Bullgare, ju tashmë keni bërë hapin e parë drejt suksesit tuaj, sepse njohja e gjuhës bullgare hap një univers të gjerë historie të lashtë dhe kulture të pasur, theksoi Zëvendëspresidentja Jotova në fjalimin e saj drejtuar studentëve. Studentët e Studimeve Bullgare e pritën atë me një interpretim të këngës "Një trëndafil bullgar".

Zëvendëspresidentja theksoi se shteti bullgar nuk lindi nga fitoret në majë të shpatës, por nga shkrimi, kultura dhe spiritualiteti. Jotova ftoi pedagogë nga Universiteti i Gjuhëve të Huaja të marrin pjesë në Forumin e ardhshëm ndërkombëtar për Cirilikun, i cili organizohet nga institucioni presidencial, thuhet gjithashtu në deklaratë.


Mësoni më shumë për mësimin e gjuhës bullgare në Kinë nga publikimet e Radio Bullgarisë:

Mësoni më shumë për mësimin e gjuhës bullgare në botë nga publikimet e Radio Bullgarisë:

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: President.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Brijë e bardhë

Dy pemë shekullore, 200-vjeçare, u shpallën të mbrojtura

Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..

botuar më 25-11-09 7.00.PD

Kontrolle falas në fushën e mjekësisë riprodhuese në Korçë

Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..

botuar më 25-11-08 5.05.MD

Ekip mjekësor bullgar do të kryejë kontrolle riprodhuese në Korçë

Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi riprodhuese. Iniciativa quhet:  “Bullgaria dhe Shqipëria së bashku për një fëmijë më shumë të..

botuar më 25-11-07 1.46.MD