Ministria e Inovacionit dhe Rritjes prezantoi hartën e parë interaktive të investimeve në Bullgari. Qëllimi i platformës është t'u ofrojë investitorëve bullgarë dhe të huaj informacion të dobishëm dhe të azhurnuar në një vend dhe ta bëjë më të lehtë për ta marrjen e vendimeve për investime. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Inovacionit Tomisllav Donçev theksoi se projekti është në fillim dhe do të ndërtohet mbi të.

"Ne u përpoqëm t'i shikonim proceset përmes syve të investitorit, edhe nëse ai ka vendosur me të drejtë se Bullgaria është një destinacion i mirë investimi. Ne nuk duam ta marrim biznesin e konsulentëve dhe avokatëve në asnjë mënyrë, ne duam ta bëjmë më të lehtë", tha Donçev.
Platforma përmban 3 grupe informacioni - rreth zonave dhe parqeve industriale, rreth infrastrukturës shkencore dhe teknologjike dhe rreth pronave të investimit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, investmap.government.bg
Bankomatet do të mbushen me euro natën e 1 janarit 2026. Në mëngjes, të gjithë do të jenë në gjendje të tërheqin kartëmonedha euro. Kjo u njoftua për Radion Kombëtare Bullgare nga Nikolla Bakallov, Drejtor Ekzekutiv i një prej bankave kryesore në..
Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë më të lartat në vend dhe mesatarisht janë 1,145 leva (585.43 euro). Përfitimi më i ulët merret nga..
Shitjet e seteve fillestare me monedha euro me anën kombëtare bullgare do të fillojnë më 1 dhjetor 2025, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare /BNB/. Ato do të jenë në qarkullim nga 1 janari 2026. BNB dhe Postat Bullgare do t’u shesin sete fillestare vetëm..
Bankomatet do të mbushen me euro natën e 1 janarit 2026. Në mëngjes, të gjithë do të jenë në gjendje të tërheqin kartëmonedha euro. Kjo u njoftua për..