Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shën Joan Rillski – mrekullibërësi nga shkretëtira e Rillës

Foto: rilskimanastir.org

Më 19 tetor nderojmë kujtimin e mbrojtësit qiellor të Bullgarisë – Shën Joan Rillski, Çudibërësi. Ai është themeluesi i Manastirit të Shenjtë të Rillës – qendra më e madhe dhe me ndikimin më të madh shpirtëror në Bullgari. 

Mendohet se Joan Rillski ka lindur gjatë kohës së mbretit Petër I, rreth vitit 876, në fshatin Skrino, afër qytetit të sotëm të Dupnicës. Para se të bëhej murg në manastirin “Shën Dhimitri” në malin Vllahina, ai jetonte si bari. Pasi mori edukimin shpirtëror në atë manastir, shpërndau gjithçka që kishte tek të varfrit. Më pas jetën e kaloi në vetmi, agjërim dhe lutje, duke jetuar në vende të ndryshme, derisa më në fund u vendos në shkretëtirën e Rillës, siç quhej atëherë mali i Rillës, sepse ishte i pabanuar dhe i mbushur vetëm me kafshë të egra. Aty qëndroi deri në fund të jetës së tij, ku së bashku me disa ndjekës të tij themeloi manastirin – simbolin e lartësimit shpirtëror dhe ndriçimit bullgar. Që sa ishte gjallë, fitoi famë si shërues dhe mrekullibërës, dhe për shkak të lutjeve të tij për të sëmurët dhe të vuajturit, mjekët bullgarë e zgjodhën si mbrojtësin e tyre.
Shenjtori i dashur bullgar është i njohur në gjithë botën ortodokse për ndihmën e tij të bekuar ndaj të sëmurëve dhe të vuajturve, si dhe për jetën e pastër dhe të shenjtë që ka jetuar. Ai ka frymëzuar shumë persona të fesë ortodokse, si Shën Joani i Kronstadit, i cili themeloi një manastir në emrin e tij dhe shkroi një akathist në nder të tij.
Eshtrat çudibërëse të shenjtorit të madh bullgar, të cilat prehen në Manastirin e Rillës, tërheqin pelegrinë nga e gjithë bota dhe rrjedha e besimtarëve nuk pushon. Aty ruhen edhe dëshmitë për mrekullitë e shumta që ai ka kryer, si gjatë jetës, ashtu edhe pas vdekjes së tij.

Testamenti i tij, drejtuar nxënësve dhe ndjekësve të tij, është një shembull i gjallë për ruajtjen e vlerave ortodokse.

Sot, Manastiri i Shenjtë i Rillës është manastiri më i madh në Bullgari, i cili feston solemnisht ditën e shenjtë të tempullit të tij tri herë në vit. Këto janë tre data të rëndësishme që përkujtohen me nderim dhe përkushtim në të gjitha kishat në mbarë vendin: 1 korrik – dita e sjelljes së eshtrave të Shën Joani Rillskit në manastir, 18 gusht – fjetja e tij, 19 tetor – transferimi i eshtrave të shenjtit nga Sredeci në Tërnovo.

Në nder të tij janë ndërtuar shumë kisha dhe manastire, ndërsa në Rusi madje ekziston edhe një qytet që mban emrin e tij – Rilsk.

Më shumë rreth shenjtorit më të nderuar bullgar, mund të lexoni në faqet e Radio Bullgarisë.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: rilskimanastir.org, BTA


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 11 nëntor përkujtojmë Shën Minain, martir dhe mrekullibërës

Më 11 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare përkujton Shën Minain, martir të madh dhe mrekullibërës, i cili vuajti për Krishtin në Egjipt në shekullin IV. I lindur në Egjipt, Shën Minai shquhej për guximin dhe besimin e palëkundur. Ai ishte ushtar në..

botuar më 25-11-11 1.39.MD
Mitingu i parë i lirë pas 10 nëntorit 1989

Para 36 vjetësh, komunizmi filloi të largohej

Më 10 nëntor mbushen 36 vjet nga fillimi simbolik i tranzicionit nga sistemi njëpartiak drejt demokracisë në Bullgari. Një ditë pas rënies së Murit të Berlinit – më 10 nëntor 1989 – plenumi i Partisë Komuniste Bullgare, që ishte në pushtet atëherë, e..

botuar më 25-11-10 10.13.PD

Rruga drejt zemrës së bullgarit kalon përmes... turshisë

Sapo të fillojë të ftohet moti, vjen koha për përgatitjen e turshisë. Përgatitja e kësaj delikatese dimërore në kushte shtëpie është një traditë e përhapur gjerësisht dhe pothuajse nuk ka familje bullgare që të mos vendosë në tryezën e saj këto perime..

botuar më 25-11-08 7.00.PD