Me hyrjen në fuqi të euros më 1 janar, Bullgaria do të përfitojë nga stabiliteti, likuiditeti dhe të gjitha avantazhet që ofron monedha e përbashkët evropiane. Kështu u shpreh presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, në një intervistë për televizionin shtetëror bullgar BNT. Ajo shpjegoi se kalimi në euro do të thotë se qytetarët dhe bizneset bullgare do të mund të bëjnë transferime monetare, të udhëtojnë dhe të nënshkruajnë marrëveshje kudo në eurozonë pa pasur nevojë të shkëmbejnë para. Nuk do të kenë më shqetësime për luhatjet e kursit të këmbimit, nëse leva është më e lirë apo më e shtrenjtë, apo me çfarë kursi do të konvertohet. Euroja është një monedhë e fortë, e cila konsiderohet si valuta e dytë rezervë në botë, theksoi më tej Lagarde. Në lidhje me shqetësimet e qytetarëve për rritjen e çmimeve dhe inflacionin që mund të shkaktojë zëvendësimi i levas me euron, presidentja e BQE-së komentoi se me kalimin e kohës këto shqetësime do të stabilizohen.
Në intervistë, Christine Lagarde po ashtu shtoi se nuk ka qenë kurrë më parë në Bullgari, por do ta vizitojë vendin me rastin e anëtarësimit në eurozonë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: bntnews.bg
Bankomatet do të mbushen me euro natën e 1 janarit 2026. Në mëngjes, të gjithë do të jenë në gjendje të tërheqin kartëmonedha euro. Kjo u njoftua për Radion Kombëtare Bullgare nga Nikolla Bakallov, Drejtor Ekzekutiv i një prej bankave kryesore në..
Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë më të lartat në vend dhe mesatarisht janë 1,145 leva (585.43 euro). Përfitimi më i ulët merret nga..
Shitjet e seteve fillestare me monedha euro me anën kombëtare bullgare do të fillojnë më 1 dhjetor 2025, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare /BNB/. Ato do të jenë në qarkullim nga 1 janari 2026. BNB dhe Postat Bullgare do t’u shesin sete fillestare vetëm..
Bankomatet do të mbushen me euro natën e 1 janarit 2026. Në mëngjes, të gjithë do të jenë në gjendje të tërheqin kartëmonedha euro. Kjo u njoftua për..