3
Një ansambël prej dy ose më shumë harpash nuk është diçka e re në skenën bullgare. Por për herë të parë do të kemi mundësinë të dëgjojmë një oktet të tërë, që sigurisht është një ngjarje për vendin tonë. Ideja, përzgjedhja e programit dhe organizimi i koncertit të ardhshëm i detyrohen Kohar Andonian – një mësuesеharpe në vazhdim të shumë viteve në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov" dhe Akademinë Kombëtare të Muzikës "Prof. Panço Vlladigerov"në Sofje. Prej saj mësojmë më shumë detaje rreth ngjarjes:

“Në botë ka shumë ansamble harpe, por për herë të parë më 20 tetor, në Sallën nr. 3 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK), do të performojë okteti bullgar i harpës, të cilin e krijova së bashku me kolegen time Lili Stoeva dhe studentët tanë nga Akademia Kombëtare e Muzikës “Ljubomir Pipkov”. Programi përfshin vepra nga Handel, Pachelbel, Grieg. Dua t'ju kujtoj se këtë vit festojmë 175 vjetorin e lindjes së Alphonse Hasselmans, i cili konsiderohet themeluesi i shkollës moderne të harpës - një kompozitor shumë i famshëm dhe harpist i shquar. Do të interpretohen edhe vepra nga Bernard Andres, Deborah Henson-Conant, Alfredo Ortiz.”

“Harpa pranë harpës” do të luhet gjithashtu në skenë nga Bozhana Bozhillova, Jana Georgieva, Nikoll Samareva, Natali Mihajllova, Gergana Nikollova, Gabriella Orozkisë bashku me profesorët e tyre. Tetë harpat janë ndarë në katër pjesë të partiturës, dhe një pjesë e veprave të përfshira në program janë aranzhuar posaçërisht për oktetin. Midis tyre është edhe “Sarabanda” emblematike nga klasiku bullgar Panço Vlladigerov.
"Fakti që të gjitha instrumentet janë me cilësi shumë të lartë është gjithashtu i jashtëzakonshëm, gjë që e bën tingullin vërtet "magjik" - thotë znj. Andonian, sipas së cilës stërvitja e harpës në Bullgari ka ndryshuar cilësisht me kalimin e kohës, dhe nëse vite më parë nxënësit nuk kishin instrumentin e tyre dhe luanin në shkollë sipas një orari, sot një pjesë e madhe e tyre, si dhe vetë shkolla, kanë lloje dhe madhësi të ndryshme harpash dhe stërvitja në këtë instrument fillon që nga mosha 7 vjeç. "Harpa është një instrument shumë i bukur, magjik, por i vështirë. Gjatë viteve, kam pasur shumë nxënës që e kanë realizuar me sukses veten jashtë vendit, dhe për ata që nuk vazhdojnë të studiojnë harpë, instrumenti lë një gjurmë të thellë në jetën e tyre dhe ata luajnë për kënaqësi" - ndan Kohar Andonian në një bisedë me redaktoren e muzikës për një kohë të gjatë në Radio Bullgarinë, dhe tani lektore në Akademinë Kombëtare të Muzikës, Allbena Bezovska.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Kohar Andonian, ndk.bg
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i..
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana..