Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festë latine me Korin e famshëm të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare dhe muzikantë të ftuar mbresëlënës

2
Foto: Kori i Fëmijëve i BNR-së

Ndër ngjarjet që Kori i Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, i dirigjuar nga Venecia Karamanova, po ia kushton 65-vjetorit të tij, është koncerti "FIESTA - gëzimi i të bërit muzikë". Më 23 tetor, në orën 19:30 në Sallën 3 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje, do të jemi dëshmitarë të një feste të vërtetë latine, në të cilën këngëtarët e rinj do të festojnë së bashku me solistë të ftuar të shquar. Pranë tyre në skenë do të jenë muzikantët nga orkestra "Simfonieta" e Vracës, e dirigjuar nga Hristo Pavllov.


Përveç solistëve të mrekullueshëm, mbresëlënës është edhe programi interesant, i mbushur me muzikë nga Venezuela, Brazili, Spanja, Kuba, Kosta Rika, Peruja, Argjentina dhe vende të tjera të Amerikës Latine. Do të dëgjojmë gjithashtu shtatë vepra të aranzhuara nga Quito Gato nga Argjentina posaçërisht për këtë kor.

Në këtë kontekst, dirigjentja e korit Venecia Karamanova ndau me Radio Bullgarinë:

Venecia Karamanova

"Ky program është shumë i pazakontë për ne - ne dolëm nga këpucët e rehatshme të muzikës klasike dhe vumë këpucë me muzikë shumë të gjallë dhe të bukur, të cilën fëmijët e pritën me kënaqësi. Edhe pse kjo është e vështirë për ne, pasi si ritmi, ashtu edhe tekstet e shumta që duhej të mësonim ishin problem. Por kishim kohë - rreth një vit më parë Ina Kënçeva na solli maestro Quito Gato. Ai luajti për ne, ne kënduam para tij dhe na pëlqeu njëri-tjetri. Kështu vendosëm që mund të realizojmë një koncert të tillë. Ai del jashtë kufijve të krijimit tonë tradicional të muzikës në skenë, por pikërisht kjo është gjëja e mirë - që në këtë sezon, me rastin e 65 vjetorit nga themelimi i Korit të Fëmijëve të Radios, po u dërgojmë edhe këtë përshëndetje të gëzueshme miqve tanë."

Ina Kënçeva shton:

Ina Kënçeva

"Ky projekt është vërtet gjithëpërfshirës, ​​ai thotë se nuk ka dallime midis kulturave, midis popujve - ekziston vetëm një bazë e përbashkët kohezioni, dhe kjo është arti dhe muzika. Prandaj, ky kompozim i pabesueshëm i radios ka mundësinë në këtë mënyrë t'i bëjë thirrje shoqërisë për të hapur kufijtë e marrëdhënieve dhe dialogut - dialogut kulturor dhe ndërkulturor. Fëmijët janë ambasadorë të vërtetë të këtyre ideve."

Quito Gato

Meqenëse aranzhimet që bëri Quito Gato për koncertin janë plot me poliritëm, ne kemi zgjedhur për ju një pjesë shumë interesante nga repertori i pasur i Korit të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare - "Oi, Elize". Siç sugjeron titulli, ajo është bazuar në muzikën e Bethovenit, por Antoni Donçev krijon variacione mbi temën e njohur, në të cilën fut ritme tipike bullgare të pabarabarta dhe madje edhe një dulle. Soliste janë Kalina Jançeva - piano, Antonia Mirçeva - flaut, Demetra Grigorova - marimba, daulle.

Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto:  facebook.com/detskiradiohor, arkivi personal i Iva Kënçevës



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

"Ulu pranë meje, mik" – Stefan Dimitrov dhe Stefan Diomov në një skenë

"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..

botuar më 25-11-19 6.10.PD

Më 24 maj, këngëtarja e njohur Lili Ivanova do të këndojë në Sallën “Olimpia” në Paris

Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..

botuar më 25-11-18 1.44.MD

“Pa ty” – kënga e parë e përbashkët e Grupit “Horizont” dhe këngëtares Mariana Popova

Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..

botuar më 25-11-18 6.10.PD