Bullgaria ka një muaj deri më 21 nëntor për të vendosur se çfarë do të bëjë me rafinerinë Lukoil Neftohim. Kjo u deklarua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në hyrje të takimit të liderëve të BE-së në Bruksel. Ai e tha këtë në lidhje me sanksionet e vendosura nga SHBA-të ndaj kompanive ruse Rosneft dhe Lukoil. Zheljazkov siguroi se kjo nuk do të ndikojë në prodhimin dhe furnizimin me produkte nafte, sepse rafineria në Burgas nuk punon me naftë ruse. Megjithatë, Kryeministri pret vështirësi të mundshme për rafinerinë në transaksione dhe përdorimin e sistemit SWIFT për shkak të pronësisë ruse.
I pyetur për mundësinë e djegies së rafinerisë, siç ndodhi në Rumani, Hungari dhe Sllovaki, ai siguroi se autoritetet kanë marrë të gjitha masat kundër sabotimit të mundshëm, raportoi gazetarja e BNR në Bruksel Angelina Piskova.
"Çështja me Lukoil është serioze dhe shumë delikate", tha në parlament kreu i GERB-së, Bojko Borisov, i cituar nga BGNES.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..