“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore dhe si portë për të gjitha mallrat dhe shërbimet që vijnë nga Azia drejt Evropës”, tha presidenti Rumen Radev gjatë hapjes së një forumi biznesi në Sofje, të dedikuar për mundësitë e bashkëpunimit midis dy vendeve, sipas raportimit të BTA.
Në Bullgari është duke bërë një vizitë një delegacion vietnamez, i udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam. Në këtë delegacion marrin pjesë mbi 40 përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe kompanive kryesore. Veprimtaria u organizua nga Agjencia Ekzekutive për Nxitjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në partneritet me Agjencinë për Investime të Huaja të Vietnamit dhe ka për qëllim të nxisë kontaktet dhe të prezantojë perspektivat për bashkëpunim dhe krijimin e partneriteteve midis kompanive bullgare dhe vietnameze. Sektorët që përfshin biznes forumi janë farmaceutika, teknologjitë e informacionit dhe komunikacionit, prodhimet me teknologji të lartë, prodhimi i automjeteve dhe transporti, energjia e pastër, bujqësia dhe industria ushqimore, infrastruktura digjitale, aviacioni dhe telekomunikacionet. Gjatë veprimtarisë, pjesëmarrësit kanë mundësinë të takojnë partnerë dhe të diskutojnë mundësi për projekte të përbashkëta.
Gjatë këtij viti, marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis Bullgarisë dhe Vietnamit kanë shënuar përparim të rëndësishëm. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2024 shkëmbimi tregtar midis dy vendeve arriti në 292 milionë dollarë, që përbën një rritje prej 33.5% krahasuar me vitin paraprak, ndërsa në muajt e parë të vitit 2025 u regjistrua një rritje shtesë prej 29%.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja është të mbrohen të rinjtë që ndërmarrin veprime të rrezikshme për të bërë foto spektakolare për..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën sinoptike. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Në Rrafshinën e Danubit do të ketë mjegull, ndërsa..
Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i Mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, tha se kjo është e nevojshme sepse vendi ynë do të hasë vështirësi në zbatimin..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën..
Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i..
Shpresojmë që sot Bullgaria të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë ruse "Lukoil", siç ka në Gjermani - për 6 muaj...