Nuk priten tronditje në tregun e karburanteve në Bullgari, as rritje çmimesh pas sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj kompanive ruse të naftës “Rosneft” dhe “Lukoil”. Këtë e deklaroi për BTA kryetari i Shoqatës Bullgare të Naftës dhe Gazit, Svetosllav Bençev. “Së fundmi, nuk pres të ndodhë asgjë. Ka sasi të mjaftueshme karburantesh në treg dhe gjithçka është e siguruar, stacionet e karburantit po punojnë normalisht”, tha Bençev. Ai sqaroi se sanksionet e vendosura nga SHBA janë të kufizuara territorialisht dhe prekin kompani dhe qytetarë amerikanë, pa pasur efekt të drejtpërdrejtë në territorin e vendeve të tjera, përfshirë Bullgarinë. Bençev shtoi se, ndonëse çmimet e naftës u rritën me mbi 3% në ditën e parë pas shpalljes së sanksioneve, ky lëvizje është afatshkurtër dhe nuk pritet një prirje e qëndrueshme drejt shtrenjtimit. “Nuk ka arsye për panik apo spekulime me çmimet,” shtoi ai. Përpara Radios Kombëtare Bullgare, Bençev shtoi: “Nëse ka ndonjë problem të mundshëm, ai lidhet me furnizimet e naftës së papërpunuar për rafinerinë, por nëse do të ndodhë diçka e tillë, ende nuk e dimë — do të shohim. Sasitë janë të siguruara deri në Vitin e Ri.”
Lexoni më shumë mbi temën në arkivin e Radio Bulgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..