Të shtunën, temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës, në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje e gjatë natës në disa zona do të ketë reshje shiu. Rritje të përkohshme të vranësirave do të ketë edhe mbi malin Rodopa dhe në rajonet juglindore. Në pjesën tjetër të vendit do të ketë më shumë orë me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga perëndimi dhe jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 17 deri në 21°, në kryeqytet rreth 17°.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 18–20°. Temperatura e ujit të detit është 17–19°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2–3 ballë.
Në male moti do të jetë me vranësira të pjesshme, më të dendura mbi rajonet perëndimore dhe qendrore të maleve Stara Pllanina dhe Rodopet. Në zona të izoluara, kryesisht në majat e larta dhe në Rodopet, do të ketë reshje të lehta shiu. Do të fryjë erë mesatare nga perëndimi dhe jugperëndimi, ndërsa në majat e larta të maleve Rilla dhe Pirin – erë e fortë nga perëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 12°, ndërsa në 2000 metra – rreth 5°.
Të dielën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, në Bullgarinë Veriperëndimore – me reshje shiu. Temperaturat do të mbeten pa ndryshim.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..