Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë vëmendjen absolute të aleatëve. Ne duam një prani më të madhe prej tyre në Detin e Zi. Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev para mbledhjes së komisionit përkatës parlamentar, raporton BGNES.
Lidhur me shkeljen e hapësirës ajrore polake nga një aeroplan rus mbi Detin Baltik, Georgiev theksoi se "veprimet e Rusisë janë të pabesë dhe jashtëzakonisht provokuese dhe synojnë të minojnë sigurinë dhe paqen në Evropë".
Aty ku mungon vizioni evropian i integrimit, projekti evropian rrezikon të fusë elementë të tjerë, të tretë. Kështu, Georgiev komentoi mbi ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës në Ballkan dhe shprehu shpresën se qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor do t'i realizojnë saktë interesat e tyre kombëtare.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme pas 9 muajsh përpjekje për të formuar qeveri Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau parlamentin, njoftoi gazeta Koha Ditore. Kjo ndodhi pasi kabineti i propozuar nga Glauk Konjufca nuk..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i partisë në pushtet VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, sulmoi sërish Bullgarinë, duke e akuzuar se nuk i respekton të drejtat e “pakicës maqedonase” në Bullgari. Gjatë hapjes së një zyre të Shoqatës..
Me 128 vota “pro”, shumica qeverisëse në parlament, së bashku me tre deputetë të pavarur, rrëzuan veton e presidentit mbi Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura. Ndryshimet e miratuara zgjerojnë mundësitë për shpalljen e gjendjes së..
Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme pas 9 muajsh përpjekje për të formuar qeveri Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau..