Në botën bashkëkohore, kur vlerat materiale zëvendësojnë ato shpirtërore, mendimet për shpëtimin e shpirtit mbeten disi në plan të dytë. Gara e pandërprerë me kohën dhe detyrimet e përditshme e mpakin zërin e shpirtit, që mbytet nga ritmi i vrullshëm i jetës së përditshme.
Dhe ja, vjen E Shtuna e të Vdekurve (Zadushnica) — dita kur ndalemi për një çast, lëmë punët dhe shqetësimet e botës për të kujtuar të ndjerët tanë: ndezim një qiri dhe bëjmë bamirësinë kujtim të tyre. Përmes bamirësisë, u shtojmë shpirtrave të tyre vepra të mira, që i ndihmojnë të arrijnë shpëtimin.

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare, Të Shtunat e të Vdekurve janë tre dhe gjithmonë bien të shtunën – para Kreshmës së Madhe, në të Dielën e të Lidhurve të Mishit, para Rrëshajave, dhe para Ditës së Shën Kryeengjëllit Mihail.

E shtuna e të vdekurve para Ditës së Shën Kryeengjëllit Mihail, që bie gjithmonë më 8 nëntor, është e fundit për vitin dhe në traditën popullore quhet “e burrave”, në kujtim të mbrojtësve të rënë për atdheun.
Të Shtunat e të Vdekurve na kujtojnë detyrimin tonë ndaj të ndjerëve – një çast për t’u çliruar nga kotësia dhe kalimtarja, duke menduar për shpirtin e pavdekshëm. Për të gjallët, gjithmonë ka shpresë për të gjetur rrugën e shpëtimit, ndërsa për të vdekurit, mbështetja janë të afërmit e tyre, të cilët me lutjet mund t’u ndihmojnë shpirtrave të tyre.

Lutja më e fuqishme për të ndjerët është gjatë Liturgjisë, kur prifti ndan copëza nga buka rituale (prosfora) për të gjallët dhe të ndjerët dhe i përmend me emër. Në fund, të gjitha copëzat e prosforës mblidhen në Kupën e Shenjtë me Gjakun e Krishtit. Prandaj, para shërbesës, emrat regjistrohen, që prifti t’i përmendë në altar dhe përmes Hirit të Zotit të realizohet një takim ngushëllues midis të ndjerëve dhe të afërmve të tyre. Kështu, çdo lutje kthehet në një rreze drite, madje edhe për shpirtrat që janë zhytur në errësirë dhe pikëllim.
Të shtunën e të Vdekurve shërbehet gjithashtu Liturgjia Hyjnore, por ajo është përkujtimore për të vdekurit, dhe pas saj kryhet një shërbim përkujtimor për të vdekurit” ose liturgji përkujtimore, që bëhet nga një prift në kujtim të të ndjerëve. Në të përmenden edhe shpirtrat e atyre për të cilët nuk ka kush të lutet.

Në një tryezë të përbashkët brenda kishës, të afërmit e të ndjerëve vendosin grurë të zier, që simbolizon vdekjen dhe ringjalljen për jetën e përjetshme, bukë dhe verë, si dhe fruta. Përveç ndarjes së ushqimit mes tyre, pjesëmarrësit në lutje shpërndajnë nga ushqimi edhe për të varfrit dhe të uriturit si lëmoshë, me shpresën: “Zoti të falë!” mëkatet e të ndjerëve.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, BGNES
Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë sot, 2 tetor, në prezantimin zyrtar të një botimi fototip të "Almanakut Maqedonas" të Organizatës Patriotike Maqedonase me rastin e 85-vjetorit të origjinalit. Prezantimi i botimit fototip të veprës së..
Një ritual ushtarak në nderim të heronjve të rënë në betejat e Kajmakçallan-it u zhvillua në majën me të njëjtin emër, në kufirin midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Gjatë Luftës së Parë Botërore, në vitin 1916, në..
Një ceremoni solemne do të mbahet në Silistra më 1 tetor për të shënuar 85-vjetorin e kthimit të Dobruxhës Jugore në Bullgari, raportoi BTA. Përfaqësues të autoriteteve lokale dhe qendrore dhe qytetarë do të vendosin lule para monumentit të..