Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Christine Lagarde: “Anëtarësimi në eurozonë është vetëm fillimi...”

Kristalina Georgieva
Foto: EPA/BGNES

Megjithëse pranimi i euros është një hap i rëndësishëm, vetëm ai nuk garanton një standard më të lartë jetese. Këtë e deklaroi drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, në konferencën në Sofje me temën “Bullgaria në prag të eurozonës”. Ajo theksoi se tani detyra është që euroja të adoptohet dhe të shoqërohet me politika të mençura. “Të paktën, le të synojë Bullgaria ritme të qëndrueshme më të larta të rritjes ekonomike, në mënyrë që brenda dhjetëvjeçarit të ardhshëm të ardhurat për frymë të arrijnë mesataren e BE-së,” apeloi Georgieva. Sipas saj, Bullgaria përballet me sfida serioze afatmesme dhe afatgjata: plakje të popullsisë, largim të kapitalit njerëzor (emigracion), si dhe nevoja të mëdha në fushën e infrastrukturës dhe mbrojtjes — faktorë që rrisin presionin mbi shpenzimet fiskale. Në përfundim, ajo theksoi se përgjigjja e shkurtër për pyetjen se si të arrihet zhvillim më i mirë, pavarësisht të gjitha sfidave, është: përmes politikave të përgjegjshme, të fokusuara në ftohjen e ekonomisë, mbrojtjen e stabilitetit ekonomik dhe financiar, si dhe në rritjen e produktivitetit, konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e sektorit privat.

Christine Lagarde

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë nuk duhet të shihet si qëllimi përfundimtar. “Kjo është vetëm fillimi i udhëtimit”, theksoi presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, në fjalimin e saj para forumit. Ajo u bëri thirrje autoriteteve dhe qytetarëve që të mos dorëzohen përballë “lodhjes nga reformat”, por të vazhdojnë me ndryshimet strukturore dhe ekonomike. Lagarde komentoi edhe shqetësimet më të zakonshme që shoqërojnë procesin e anëtarësimit – humbjen e sovranitetit kombëtar dhe rritjen e çmimeve. “Bullgaria nuk do të humbasë kontrollin mbi politikën e saj ekonomike. Në praktikë, vendi tashmë importon politikën monetare të ekonomive më të mëdha, por pa pasur një zë në tryezë”, theksoi ajo. Shefja e sistemit bankar të eurozonës nënvizoi se, sa i përket çmimeve, efekti i përkohshëm i rrumbullakimit të çmimeve gjatë aplikimit të euros është zakonisht minimal dhe vërehet vetëm gjatë gjashtë muajve të parë. “Pas kësaj periudhe, efekti në çmime absorbohet plotësisht,” shtoi Lagarde.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES, BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas tensionit në "trekëndëshin e pushtetit" Buxheti i vitit 2026 u ngri

Pak minuta para se të fillonte leximi i dytë - përfundimtar - i buxhetit të shtetit për vitin 2026 në Asamblenë Kombëtare, kreu i forcës më të madhe parlamentare GERB-SDS, Bojko Borisov, ndaloi procedurën, duke e kthyer projektligjin për rishikim..

botuar më 25-11-27 3.22.MD

Një klub i ri i biznesit punon për të promovuar sipërmarrësit bullgarë në Berlin

Nën emrin BGBizHub, sipërmarrësit bullgarë në Berlin kanë bashkuar forcat për të promovuar dhe zhvilluar bizneset e tyre vendase në Gjermani. "Si çdo biznes tjetër - jo vetëm në Berlin dhe jo vetëm biznesi bullgar, aktualisht po përballemi me disa..

botuar më 25-11-27 7.05.PD

Komisioni Evropian ndezi dritën e kuqe për deficitin buxhetor në vitin 2026

Gjashtë shtete, mes tyre edhe Bullgaria, janë të ekspozuara ndaj rrezikut të mosrespektimit të kuadrit fiskal të BE-së në vitin 2026. Këtë e tregon paketa e vjeshtës e Semestrit Evropian, e miratuar nga Komisioni Evropian mbi buxhetet e vendeve..

botuar më 25-11-26 10.04.PD