Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e Tarifës Nr. 4 për tarifat e mbledhura në sistemin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), të botuar në Gazetën Shtetërore, raportoi BTA.
Nga viti i ardhshëm, një kartë identiteti me një periudhë vlefshmërie prej katër vitesh për një person të moshës 14 deri në 18 vjeç do të kushtojë 10.74 euro (21 leva), përcaktojnë ndryshimet në rregullore.
Sipas tarifës aktuale deri më 31 dhjetor 2025, për lëshimin e një karte identiteti me afat vlefshmërie prej katër vitesh për një person nga 14 deri në 18 vjeç, Ministria e Brendshme mbledh një tarifë prej 13 levash, dhe për një kartë identiteti me afat vlefshmërie prej 10 vitesh për një person nga 18 deri në 70 vjeç - një tarifë prej 18 levash.
Tarifa për lëshimin e pasaportës për një person nga 14 deri në 58 vjeç do të mbetet e pandryshuar vitin e ardhshëm dhe është 20.45 euro (40 leva), dhe nga 58 deri në 70 vjeç - 10.23 euro (20 leva). Tarifa për pasaportën e parë të një fëmije deri në 14 vjeç dhe të një të rrituri mbi 70 vjeç do të jetë 5.11 euro (10 leva).
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: MPB
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..