Një nga grupet vokale më të njohura të viteve 80-të të shekullit të kaluar – “Tonika SV” – shënon 45 vjet në skenë me një koncert të madh në Sofje. Më 8 nëntor, në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, do të tingëllojnë hitet më të mëdha të grupit, të cilat këndohen tashmë nga disa breza admiruesish.
Grupi u krijua në vitin 1980, pas një konkursi të organizuar nga Ansambli i Drejtorisë së Përgjithshme të Trupave të Ndërtimit. Gjatë viteve, anëtarë të grupit ishin shumë këngëtarë Vanja Kostova, Milica Bozhinova, Teodor Shishmanov dhe shumë të tjerë.
Grupi është i lidhur ngushtë me krijimtarinë e kompozitorit Stefan Diomov, i cili është themelues dhe drejtues i tij. Ai është gjithashtu autori i shumicës së hiteve të formacionit. Ndër to është edhe kënga “Maria”.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube /Tonika SV
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..