Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita “Kujtimet nga Antikiteti” në Burgas tregon për shërbëtoren fetare Leseskepra nga Anhiallo

Foto: Bashkia e qytetit Burgas

Më 6 nëntor, në Ekspozitën Arkeologjike të Muzeut Rajonal Historik – Burgas, hapet një ekspozitë në kuadër të 50-vjetorit të studimit arkeologjik të një varri të pasur të një aristokrateje në nekropolin e Anhiallos. Ekspozita mban titullin: “Kujtimet nga Antikiteti. Leseskepra – shërbëtorja fetare nga Αγχίαλοσ – Ulpia Anchialos.”

Grupi i madh i objekteve të kultit të gjetura dëshmon se zonja e shquar, së cilës besohet se i përkiste emri Leseskepra, ka kryer rituale fetare gjatë jetës së saj.  Bizhuteritë prej ari janë ndër krijimet më të shkëlqyera të artit të bizhuterive në Trakinë e lashtë, gjatë kohës së kalimit nga helenizmi i vonë drejt Perandorisë së hershme Romake.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Bashkia e qytetit Burgas



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 7 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e vendeve - para mesditës. Në Bullgarinë Veriperëndimore sasitë do të jenë më të konsiderueshme. Moti do..

botuar më 25-11-06 7.40.MD
Ilijana Jotova

Nënpresidentja: Askush nuk i ka qetësuar bullgarët se nuk do të ketë problem me karburantet

“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese nuk pati asnjë argument apo diskutim”, tha nënpresidentja Ilijana Jotova para gazetarëve në..

botuar më 25-11-06 6.01.MD

Deputetët hodhën poshtë veton e presidentit mbi Ligjin për Investimet

Shumica në parlament tejkaloi veton e presidentit mbi Ligjin për nxitjen e investimeve. Projektligji u miratua në lexim të dytë më 24 tetor, por presidenti Rumen Radev vendosi veto mbi disa pjesë të tij, duke argumentuar se rregullat e propozuara..

botuar më 25-11-06 5.24.MD