Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni.

Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24 m. Ajo ndodhet pranë qytetit Pleven, në Bullgarinë veriore. Tjetra është pemë shekullore e llojit lis turk (Quercus cerris) me perimetër trungu 2,40 m dhe lartësi rreth 15 m. Pema ndodhet pranë fshatit Trënkovo, në rajonin e Haskovos, në Bullgarinë jugore.

Me shpalljen e këtyre dy pemëve si të mbrojtura, ndalohet shkulja, prerja, krasitja, thyerja e degëve, dëmtimi i trungjeve dhe çdo veprim tjetër që do të çonte në shkatërrim, dëmtim ose përkeqësim të gjendjes fiziologjike të pemëve.
Pritet publikimi i urdhëresës në Gazetën Zyrtare, pas së cilës pemët do të regjistrohen sipas kërkesave të Ligjit për diversitetin biologjik dhe do të shënohen si pemë shekullore.
Redaktoi: Desisllava Semkovska
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi NikollofskiFoto: Ministria e Mjedisit dhe Ujërave
Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të shpërndarë në rajonin e Besarabisë, e ndarë midis Rumanisë, Ukrainës dhe Moldavisë. E fundit prej..
Një takim me temën "Ariu në kontekstin e ekoturizmit: mundësi dhe perspektiva" do të mbahet sot, 11 nëntor, në ndërtesën e Bashkisë së Smoljanit. Eventi është organizuar nga WWF Bullgaria dhe Shoqata "Horizonte të Reja" - Smoljan dhe synon të bashkojë..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..