Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me koncertin e Ars Nova Napoli, Sofja kremton 2500 vjetorin e themelimit të Napolit

Foto: Organizatorët

Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian me bukurinë e tij, Napoli, do të shënohen me një ngjarje të veçantë – koncertin e formacionit Ars Nova Napoli, një nga grupet më të njohura dhe të vlerësuara të folkut të ri napolitan. Virtuozët do ta çojnë publikun në zemrën e Italisë Jugore me interpretime të reja të këngëve folklorike dhe kompozime origjinale, të frymëzuara nga kultura mesdhetare. Programi, që fillon në orën 20:00 në Sofia Live Club, është i mbushur me energji dhe pasion dhe rizbulon traditat e pasura muzikore italiane.


Formacioni Ars Nova Napoli është krijuar në vitin 2009. Shfaqjet e tyre të para janë në hapësira urbane, të cilat i kthejnë në skenën e tyre. 


Të bindur në fuqinë e artit rrugor si mjet shprehjeje të lirë, muzikantët udhëtojnë nëpër sheshe dhe tregje në të gjithë Italinë, luajnë në dasma dhe festa, marrin pjesë në festivale në Spanjë, Francë, Greqi dhe Zvicër. Me kalimin e kohës, Ars Nova Napoli grumbullon një repertor të pasur që përfshin tradita muzikore nga pjesë të ndryshme të Italisë, Greqisë dhe Ballkanit. 


Pas publikimit të albumit të tyre të parë, grupi fillon të mbajë koncerte aktive. Muzikantët luajnë në Siçili, Kalabri dhe Kampanja. Në vitin 2013 fitojnë dy herë festivalin prestigjioz Ferrara Buskers dhe marrin pjesë në programe televizive të njohura. Në vitin 2016, në bazilikën San Severo alla Sanità në Napoli, regjistrohet albumi Chi fatica se more e famme – një udhëtim muzikor i frymëzuar nga takimet dhe udhëtimet e shumta të grupit.


Koncerti në Sofje realizohet nga Ambasada e Italisë në Bullgari dhe Instituti Italian i Kulturës, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kremtimi i përvjetorit jubilar koordinohet nga Komiteti Kombëtar “Napoli 2500” – një nismë me një program të pasur ngjarjesh kushtuar trashëgimisë së jashtëzakonshme dhe shumë shekullore kulturore të qytetit.

Redaktoi: Cvetana Tonçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: arsnovanapoli.com, organizatorët



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Kundër Kohës"… Kthimi i grupit "Faktor"

Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..

botuar më 25-11-20 6.05.PD

32 violinistë të rinj nga 14 vende marrin pjesë në konkursin "Vasko Abaxhiev"

Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..

botuar më 25-11-20 5.20.PD

"Ulu pranë meje, mik" – Stefan Dimitrov dhe Stefan Diomov në një skenë

"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..

botuar më 25-11-19 6.10.PD