“Justifikimet e qeverisë se po presin shpalljen e ndryshimeve që kanë miratuar në Ligjin për Rregullimin Administrativ të Aktiviteteve Ekonomike të Lidhura me Naftën dhe Produktet e Naftës me qëllim mbrojtjen e interesit publik duke emëruar një menaxher të posaçëm komercial janë të pambështetshme.” Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në një koment në lidhje mekompaninë е naftës Lukoil në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Asambleja Kombëtare miratoi një legjislacionin emergjent për shkak të sanksioneve të SHBA-së kundër kompanisë ruse dhe pasojave për asetet e saj në vendin tonë, i cili parashikon emërimin e një menaxheri të posaçëm komercial për rafinerinë dhe objektet e tjera të Lukoil.
Nëse qëllimi i vërtetë është parandalimi i një ndërprerjeje në operacionet e rafinerisë, i një krize karburanti dhe një rritjeje të çmimeve, menaxheri i posaçëm duhej të ishte emëruar deri tani dhe menaxhimi operativ i këtyre aktiviteteve duhej të ishte marrë përsipër - menjëherë pasi u shpallën sanksionet më 23 tetor të këtij viti, beson kreu i shtetit.
“Në javët e fundit, frika dhe një ndjenjë urgjence janë mbjellë vazhdimisht, gjë që ka çuar në ndryshime ligjore të shpejta që shfuqizojnë masat mbrojtëse ekzistuese”, tha Rumen Radev, duke pyetur nëse ky nuk është qëllimi i vërtetë i ndryshimeve të miratuara dhe kush ka interes.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: EPA/BGNES dhe BTA
Në Shkup po dëgjoj gjithnjë e më shumë shqetësime se marrëdhëniet me Bullgarinë po përdoren si një justifikim i përshtatshëm për mungesën e vullnetit ose aftësisë për të ndërmarrë reformat e nevojshme. Nuk dua ta besoj këtë, deklaroi ambasadori bullgar..
Kryetarja e Asamblesë Kombëtare nuk ka të drejtë të shprehet e vetme për një referendum kombëtar. Kjo u bë e qartë nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me refuzimin e ish-Kryetares së Parlamentit Natalija Kisellova për të paraqitur për..
Italia heton pretendimet për "gjueti njerëzish" në Sarajevë në vitet 1990 Prokuroria në Milano ka nisur një hetim mbi të dhëna tronditëse për ‘safari snajperësh’ të organizuara në Bosnjë gjatë luftës në fillim të viteve ’90. Thuhet..