Të premten në mëngjes, në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore, do të ketë mjegull, ose re të ulëta. Gjatë ditës, do të jetë kryesisht me diell, por në pjesët e poshtme të Tunxhës dhe Maricës deri rreth mesditës dhe në fushën e Danubit do të mbetet me mjegull pothuajse gjatë gjithë ditës. Moti do të mbetet i qetë. Temperaturat minimale do të jenë midis 1° dhe 6°, pak më të ulëta - në luginat e Bullgarisë Jugperëndimore. Temperaturat maksimale do të jenë midis 13° dhe 18°, më të ulëta - në vendet me mjegull të përhershme. Në Sofje, temperatura minimale do të jetë rreth 0°, ajo maksimale - rreth 16°.
Në male, do të jetë me diell. Do të ketë erë të dobët, në pjesët më të larta deri në mesatare nga perëndimi-veriperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 14°, në 2000 m - rreth 7°.
Në mëngjes përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të ketë mjegull ose re të ulëta. Gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë. Temperaturat maksimale do të jenë 14°-16°, pak më të ulëta se temperatura e ujit të detit. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Elena Karkallanova
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..