Perspektivat e Evropës për t’u përballur me sfidat përpara të cilave qëndron u diskutuan sot në institucionin presidencial nga kreu i shtetit, Rumen Radev, me ministrin e jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto. Ministri i jashtëm hungarez ndodhet për vizitë në Bullgari për t’u takuar me presidentin bullgar, njofton shërbimi për shtyp i presidencës.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan në qëndrimin se rikthimi i paqes në Evropë përmes mjeteve diplomatike është detyra kryesore e Bashkimit Evropian dhe e vetmja mundësi për të garantuar në mënyrë të qëndrueshme sigurinë dhe stabilitetin e Kontinentit të Vjetër. U theksua gjithashtu nevoja për veprime sistematike nga BE për forcimin e konkurrueshmërisë së Evropës, si dhe të qëndrueshmërisë sociale dhe ekonomike të unionit. Në këtë kuadër, u diskutuan veprimet e përbashkëta të ndërmarra nga Bullgaria dhe Hungaria për zgjerimin e konektivitetit rajonal, në mënyrë që të garantohet besueshmëria e zinxhirëve të furnizimit dhe transitit të burimeve energjetike, si edhe partneriteti dypalësh në ekonomi.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: president.bg
Rumania rinegocion me BE-në Planin e saj Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri Komisioni Evropian miratoi variantin e ri të Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Rumanisë, njoftoi ministri për fondet evropiane Dragoș Pîslaru, i..
“Bullgaria shpreh solidaritet të fortë me Lituaninë pasi Rusia shkeli përsëri hapësirën ajrore evropiane, që është një shembull i qartë i një shkeljeje të qëllimshme të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të aleatëve dhe partnerëve..
“Industria bullgare e mbrojtjes, e cila ka provuar cilësinë e saj dhe ka marrë njohje ndërkombëtare, ofron mundësi të shkëlqyera për krijimin e partneriteteve të suksesshme dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh me Vietnamin në fushën e..