Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Plovdiv hapet Muzeu i hekurit të hekurosjes – i vetmi në Ballkan

Mbi 1200 eksponate ilustrojnë historinë e pajisjes që është përdorur edhe si dekorim në shtëpi

Foto: Muzeu Rajonal Etnografik – Plovdiv

Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në historinë e një pajisjeje, e cila ka lindur relativisht shpejt pas shfaqjes së njeriut në këtë Tokë.

Që me shkeljen e pragut të muzeut do të lindin shumë pyetje, siguron kuratorja në Muzeun Rajonal Etnografik, Grozdelina Georgieva: “Pse mbi hekurat ka figurina në reliev të perëndive dhe perëndeshave, të gjelave dhe djajve të vegjël, të lules së lotosit dhe ujkonjës italiane me Romulin dhe Remosin?”.

Grozdelina Georgieva

Rezulton se kjo pajisje për shekuj me radhë ka shërbyer jo vetëm për të sheshuar pëlhurat, por edhe për të zbukuruar shtëpinë. Ajo lind sapo njeriu i shpellës hedh tutje lëkurat.

Nga vjen fjala ‘јutiја’ në gjuhën bullgare dhe që prej kur?

“Hekurat e parë përfaqësonin gurë, të cilët përmes nxehjes arrinin të drejtëzonin fijet e rrudhura, të zëvendësuar më vonë nga copa metali të nxehta në vatra – rrëfen kuratorja. – Në muze do të mësoni, për shembull, se në kohën romake ajo ishte e punuar prej materiali të paqëndrueshëm dhe mënyra si duket mund të kuptohet vetëm nga vizatimet dhe afreskat. Këtu do të shihni edhe disa nga hekurat më të lashta në botën lindore – ata kinezët, të përdorur për hekurosjen e mëndafshit nga shekulli IV p.e.s. deri në mesin e shekullit XX. Me ndihmën e materialit fotografik, imazheve dhe animacionit do të njiheni me simbolet mbi shumë nga hekurat, të cilët përveç figurave tre-dimensionale kanë edhe gdhendje me anije, dragonj dhe grifonë.Në përgjithësi do të zhytni veten në një botë simbolike e cila prezantohet përmes një pajisjeje në dukje të thjeshtë.”



Në tokat bullgare hekuri përdoret që nga kohët prehistorike. Gjatë shekullit XIV mjeshtrit fillojnë ta punojnë atë nga një copë hekuri dhe në muze mund të shihen pajisjet e hershme të abazhinjve, të quajtura “patat” për shkak të pamjes së tyre të çuditshme – në ekspozitë është parashikuar një sallë e veçantë kushtuar prodhimit bullgar të hekurave:

“Tek ne më popullor bëhet hekuri suedez me qymyr, i cili punon me qymyr të nxehur – vazhdon rrëfimin e saj Grozdelina Georgieva. – Në të njëjtën kohë, disa prej fabrikave në Kazanllëk prodhojnë një pajisje me trup oxhaku, por oxhaku për nxjerrjen e avullit është i vendosur në pjesën e pasme, e jo përpara, si tek tipi anglez. Me këto hekurë të rëndë janë sheshuar uniformat ushtarake. Plovdivi, për më tepër, ka qenë kampion me rreth gjashtë fabrika që prodhonin hekur me qymyr dhe më pas u bashkuan në ndërmarrjen shtetërore ‘Ballkan’. Që nga viti 1953 paralelisht fillon të përdoret edhe hekuri me qymyr, edhe ai elektrik.



Dhe meqë hekuri ka qenë një objekt shumëfunksional, në muze është krijuar një sallë e veçantë ku mund të shihet se si gjatë shekullit XIX fillojnë të prodhohen prototipe të hekurave funksionale me dekor, që shërbenin edhe si kuti për lule, vezë e madje edhe si vend fshehjeje për letra. Pajisje të ngjashme prej porcelani, për shembull, shiteshin në dyqanet e suvenireve, sepse njerëzit kishin zbuluar se ato rrezatonin një bukuri të vetën dhe rrinin bukur në raftin e shtëpisë.

Një detaj tjetër interesant është se hekuri për shumë vite nuk ka qenë pajisje për gratë për shkak të peshës së tij, që ndonjëherë arrinte deri në 10 kilogramë. A janë kujdesur vërtet burrat për bukurinë e veshjes së zonjave të tyre? “Sigurisht, abazhinjtë dhe terzinjtë tanë kanë qenë burra, sepse shumë vështirë një grua do të ia dilte me të ashtuquajturën ‘patë’,” përgjigjet Grozdelina Georgieva. Në të kaluarën ka pasur edhe lloje të ndryshme hekurash në varësi të elementeve të rrobës.

“Kemi hekur për pantallona, kemi për kravata, për dantella – jep shembuj kuratorja. – Hekuri është i lidhur pazgjidhshmërisht jo vetëm me pëlhurën, por edhe me zhvillimin e modeleve. Nëse tek ne gjatë shekullit XVII vishej veshje popullore dhe nuk kishte nevojë për hekura të hollë, pasi nuk mund ta lëmonin aba-n e ashpër, kujtoni çfarë fustanesh dhe veshjesh për burra me jaka me dantella ka pasur në Francë, në Austro-Hungari. Prandaj mund të themi se kjo është një pajisje të cilën e zotëron moda.”



E gjithë kronologjia – nga pajisja me gurë deri tek më modernja, e cila madje nuk e prek pëlhurën – mund të përshkohet në sallat e muzeut, lindur si me mrekulli në Plovdiv. Historia e tij fillon me një hekur me qymyr të gjetur në rrugë, me kokën e perëndeshës Atena Palada, që ndezi pasionin e dikujt për koleksionim.

“Piktori Dimitër Dobrev, i cili është donatori ynë, qëndron në bazë të këtij operacioni madhështor për të krijuar Muzeun e Hekurit dhe kështu për të realizuar ëndrrën e tij – thotë Grozdelina Georgieva. – Shumë vite më parë ai mbeti i impresionuar nga kjo pajisje, në dukje krejt e thjeshtë, duke parë në të një vepër të punuar nga artistë dhe skulptorë. Atena Palada është bërë aq imët, sa dallohen kaçurret, sytë, përkrenarja në kokën e saj, sepse ajo është perëndesha e lindur nga kofsha e Zeusit, perëndesha jo vetëm e mençurisë, por edhe mbrojtësja e punëve të grave si endja. Dhe Dimitër Dobrev e mblodhi këtë hekur gjysmë të shpërbërë, e riparoi, i vuri një dorezë dhe arriti ta forcojë. Që atëherë, plot 40 vjet ai ka mbledhur këto pajisje dhe erdhi momenti që ato të gjenin shtëpi tek ne. Edhe gjatë vitit të fundit ai telefononte dhe thoshte se kishte mbledhur të tjera, dhe në fjalët e mia se mjaftonin, ai përgjigjej: ‘Njeriu kur sheh bukuri, nuk mund të ndalet.’”

Për fat të keq, donatori nuk arriti të shohë muzeun e ëndrrave të tij, i cili falë bujarisë së tij mblodhi mbi 1200 relike nga e gjithë bota.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: Muzeu Rajonal Etnografik – Plovdiv, btvnovinite.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dhjetëra çifte në Dimitrovgrad festuan dasmën e tyre të artë

Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..

botuar më 25-11-20 4.05.MD

Stela Nedkova dhe këndi i saj bullgar në Bruksel – restorant me gatime tradicionale

Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..

botuar më 25-11-18 8.00.MD

Krishtlindjet janë të mundura që në nëntor – Sofja në drita, pazare dhe atmosferë festive

Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..

botuar më 25-11-17 6.55.MD