Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do të kemi mot me mjegull. Në disa vende në Bullgarinë Perëndimore dhe në rajonin Rilla-Rodope, do të ketë reshje shiu, më të konsiderueshme në rajonet jugperëndimore. Gjatë ditës, do të ketë ndërprerje më të konsiderueshme dhe ulje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet qendrore dhe lindore. Në Bullgarinë Lindore dhe në veri të maleve, do të fryjë një erë jugperëndimore e moderuar dhe e fortë, ndërsa në fusha dhe lugina do të mbetet pothuajse e qetë. Temperaturat do të mbeten në një diapazon të gjerë - minimumi do të jetë nga 6°-7° në rajonet veriperëndimore deri në 16°-18° në juglindje dhe në Para-Ballkan, dhe maksimumi pritet nga 10°-12° në zonat e mbrojtura nga era, deri në 20°-22° në Bullgarinë Lindore. Në Sofje, temperatura minimale do të jetë rreth 9°, dhe maksimumi - rreth 18°.
Në male do të jetë kryesisht me vranësira, në shumë vende në masivet e Bullgarisë Perëndimore dhe rajonin Rila-Rodope do të ketë reshje shiu, mbi 2500 m – borë. Do të fryjë erë e fortë nga jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 12°, në 2000 m – rreth 5°.
Në bregdetin e Detit të Zi, vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Do të fryjë erë e fortë jug-jugperëndimore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 18° deri në 22°, uji i detit është 15°-16°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Georgi Nejkov
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel. Ministrat diskutuan angazhimet e BE-së ndaj sigurisë së Ukrainës dhe vazhdimin e mbështetjes..
Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një projekt pilot që shënon fillimin e një faze të re në menaxhimin e ujërave në Bullgari. Një projekt që..
Një rrjet i madh kriminal për trafikim të vlerave kulturore dhe pastrim parash është shkatërruar nga Prokuroria Bullgare, Drejtoria e Përgjithshme për Luftimin e Kriminalitetit të Organizuarpranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së..
Kompania ruse "Lukoil" njoftoi se rezervon të drejtën për të kërkuar mbrojtje ligjore të të drejtave dhe interesave të saj legjitime në Bullgari, pasi..
Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Bullgarinë e Jugut mes 13 dhe 15°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës..
Flukset më të mëdha neto pozitive të investimeve direkte në vend për periudhën janar - qershor 2025 janë nga Holanda (554.9 milionë euro), Italia (325.2..