Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i partisë në pushtet VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, sulmoi sërish Bullgarinë, duke e akuzuar se nuk i respekton të drejtat e “pakicës maqedonase” në Bullgari. Gjatë hapjes së një zyre të Shoqatës “VMRO-DPMNE Shqipëria” në Tiranë, ai deklaroi se maqedonasit në Shqipëri “kanë mundësinë të shoqërohen, mundësinë të punojnë lirshëm për ruajtjen e kulturës, identitetit, gjuhës dhe traditave të tyre – një mundësi që maqedonasit në rajonin e Pirinit në Bullgari nuk e kanë”. Mickoski premtoi se do ta arrijë këtë qëllim, transmeton BTA, duke iu referuar deklaratës së politikanit në Facebook.
BGNES kujton se me deklaratat e tij, Mickoski shkel Protokollin nga mbledhja e dytë e Konferencës së Përbashkët Ndërqeveritare para tre vitesh. Në të thuhet se “qeveria e Maqedonisë së Veriut konfirmon angazhimin se asgjë nga kushtetuta e saj nuk mund dhe nuk duhet të interpretohet si bazë për ndërhyrje në punët e brendshme të Bullgarisë me qëllim mbrojtjen e statusit dhe të drejtave të personave që nuk janë qytetarë të Maqedonisë së Veriut”. Kjo klauzolë de facto dhe de jure do të thotë që Shkupi nuk do të pretendojë për njohjen e një “pakice maqedonase” në Bullgari, kujton agjencia.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: AP/BTA
Italia heton pretendimet për "gjueti njerëzish" në Sarajevë në vitet 1990 Prokuroria në Milano ka nisur një hetim mbi të dhëna tronditëse për ‘safari snajperësh’ të organizuara në Bosnjë gjatë luftës në fillim të viteve ’90. Thuhet..
Udhëheqësi i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) Asen Vasilev e përshkroi përzgjedhjen e Rumen Specovit si menaxher special në Lukoil si një "shaka të keqe". Rumen Specov është propozimi për menaxher special të "Lukoil Bullgaria"..
Perspektivat e Evropës për t’u përballur me sfidat përpara të cilave qëndron u diskutuan sot në institucionin presidencial nga kreu i shtetit, Rumen Radev, me ministrin e jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto. Ministri i jashtëm hungarez ndodhet për..