Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme pas 9 muajsh përpjekje për të formuar qeveri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau parlamentin, njoftoi gazeta Koha Ditore. Kjo ndodhi pasi kabineti i propozuar nga Glauk Konjufca nuk arriti të marrë mbështetje në parlament.
Vendi ra në krizë politike pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025. Asnjë nga partitë nuk arriti shumicën prej 61 votash në parlamentin me 120 vende. Kabineti i propozuar nga Konjufca, i cili është nënkryetar i Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe ish‑kryetar i parlamentit, mori vetëm 56 vota “pro”. Konjufca ishte kandidati i dytë për kryeministër i “Vetëvendosjes” në këtë parlament. Më 26 tetor, mandatar i parë dhe kryeministër që nga viti 2021, Albin Kurti, gjithashtu nuk arriti të sigurojë mbështetje për formimin e qeverisë.
Zgjedhjet e reja të përgjithshme do të mbahen më 28 dhjetor.
Bisedimet për Qipron do të rifillojnë në format të zgjeruar

Presidenti i Qipros, Nikos Hristodulidis, dhe udhëheqësi i turqve qipriotë Tufan Erhjurman u takuan për herë të parë që kur Erhurman u zgjodh president i komunitetit turk të ishullit. Takimi u zhvillua në rezidencën e Përfaqësuesit Special të OKB-së për Zonën Neutrale në kryeqytetin Nikozia, raportoi Agjencia e Lajmeve e Qipros.
Të dy ranë dakord të punojnë për organizimin e një takimi të ri në format të zgjeruar mbi çështjen e Qipros, që do të thirret nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, thuhet në deklaratën zyrtare.
"Është pozitive që po hyjmë në një proces që çon drejt qëllimit kryesor, përkatësisht rifillimit të bisedimeve për çështjen e Qipros nga vendi ku u ndalën në Crans-Montana (në vitin 2017 për një federatë dypalëshe)," tha Hristodulidis për mediat pas takimit.
Autoritetet greke po kontrollojnë kompanitë e grekëve në Bullgari, Rumani dhe Qipro

Autoritetet tatimore greke kanë filluar kontrolle të mbi 18 000 kompanive greke të regjistruara në Bullgari. Në fillim të krizës financiare shumë kompani greke e transferuan veprimtarinë e tyre në Bullgari për shkak të kushteve më të mira tatimore. Është vërtetuar se ka kompani fiktive greke, të cilat nuk kanë aktivitet, nuk kanë punonjës dhe zyra në Bullgari dhe përdoren vetëm për të transferuar fonde me një barrë të reduktuar tatimore. Kontrollet e personave fizikë dhe kompanive po kryhen në bashkëpunim me autoritetet bullgare.
Është vërtetuar se shumë nga kompanitë greke në fakt kanë vetëm një llogari bankare bullgare, raporton korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Në rastet e kompanive fiktive, kompanitë dhe personat do të tatohen edhe në Greqi. Po kontrollohen edhe kompanitë greke të regjistruara në Rumani dhe Qipro.
U ndalua hedhja e mbeturinave gjatë natës për banorët e Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit ndaloi hedhjen e mbeturinave shtëpiake në kontejnerë midis orës 22:00 dhe 06:00. Gjoba për qytetarët shkelës është 50 euro, ndërsa për kompanitë nga 1300 deri në 1800 euro, njoftoi TV Sitel. Kryetari i këshillit, Dame Dimitrovski, e justifikoi masën duke thënë se kjo është praktikë në metropolet botërore.
Mediat treguan se kryetari i sapozgjedhur i kryeqytetit, Orce Georgievski, dhe kryeministri Hristijan Mickoski dolën në një inspektim demonstrativ gjatë natës në qendër të Shkupit për të parë si pastrohet. Problemi me mbledhjen e mbeturinave u shndërrua artificialisht në temë kryesore gjatë fushatës për pushtetin lokal, kujton faqja maqedonase e dw.com. Ndërkohë, kryeqyteti u la qëllimisht nga qeverisësit të mbytej në plehra të pambledhura, thekson Deutsche Welle.
Me rastin e 1700-vjetorit të Sinodit të Parë Ekumenik, Papa do të vizitojë Turqinë

Papa Leo XIV do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi nga 27 deri më 30 nëntor. Kjo është vizita e parë apostolike jashtë vendit nga kreu i Kishës Katolike Romake pas zgjedhjes së tij në maj 2025. Rasti i vizitës është 1700-vjetori i Sinodit të Parë Ekumenik në Nikea - qyteti i sotëm i Iznikut. Programi zyrtar i papës romak përfshin takime me Presidentin turk Rexhep Erdogan në Ankara. Ati i Shenjtë do të vizitojë Katedralen “Shpirti i Shenjtë” në Stamboll dhe Xhaminë “Sulltan Ahmet”. Ai do të takohet me përfaqësues të komuniteteve të krishtera në Turqi, sipas gazetës dygjuhëshe “Agos”, e cila botohet në turqisht dhe armenisht. Papa do të shoqërohet në Iznik nga Patriarku Ekumenik Bartolomeu I.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, tcexist.com, Pexels, balkaninsight.com, Reuters
Rumania rinegocion me BE-në Planin e saj Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri Komisioni Evropian miratoi variantin e ri të Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Rumanisë, njoftoi ministri për fondet evropiane Dragoș Pîslaru, i..
“Bullgaria shpreh solidaritet të fortë me Lituaninë pasi Rusia shkeli përsëri hapësirën ajrore evropiane, që është një shembull i qartë i një shkeljeje të qëllimshme të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të aleatëve dhe partnerëve..
“Industria bullgare e mbrojtjes, e cila ka provuar cilësinë e saj dhe ka marrë njohje ndërkombëtare, ofron mundësi të shkëlqyera për krijimin e partneriteteve të suksesshme dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh me Vietnamin në fushën e..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i partisë në pushtet VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, sulmoi sërish Bullgarinë, duke e akuzuar se nuk i..