Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara mesatare dhe të larta. Në pjesën tjetër të vendit vranësirat përkohësisht do të pakësohen deri në mot me diell. Era nga jugu do të forcohet. Në Rrafshinën e Danubit dhe rajonet perëndimore të Fushës së Trakisë së Epërme do të mbetet pothuajse e qetë. Temperaturat maksimale në veri do të jenë nga 10 deri në 15°, ndërsa në kryeqytet rreth 12°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të ketë vranësira të shpërndara. Do të fryjë erë jugore mesatare. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 15-17°. Temperatura e ujit të detit është 15-16°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Në male do të ketë vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë e fortë jugperëndimore. Temperaturat do të rriten. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 9°, ndërsa në 2000 m rreth 2°.
Të mërkurën, që në mesnatë, nga perëndim-jugperëndimi do të nisë një shtim i ri i vranësirave. Në gjysmën perëndimore të vendit moti do të jetë me vranësira, me reshje shiu. Era veriperëndimore do të sjellë ajër relativisht të ftohtë. Në lindje qarkullimi i ajrit do të jetë ende nga jugperëndimi dhe moti do të mbetet i ngrohtë. Vranësirat do të dendësohen, por gjasat për reshje atje janë të vogla.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..