Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të Krishtlindjeve, dhe këtë vit takimi i tij me publikun do të jetë në katër mbrëmje radhazi.
"Zgjohu pranë meje" – nën këtë titull do të mbahen koncertet në Sofje më 25, 26, 27 dhe 28 nëntor, dhe ato janë apoteoza e 70 të tjerëve në qytete të ndryshme në të gjithë vendin, ku Veselin Marinov ishte i ftuar gjatë vitit.

Koncertet e tij kanë një audiencë të të gjitha moshave. "Ka të gjitha llojet e njerëzve dhe përpiqem t'u kushtoj vëmendje jo vetëm sepse i duan këngët e mia, por sepse ata bashkohen falë këngëve të mia", ndau këngëtari në një nga intervistat e tij televizive këto ditë. Ai nuk e fsheh se, si shumica e njerëzve sentimentalë dhe romantikë, preferon baladat dhe është krenar që në 31.
Ju ofrojmë baladën "Një natë mbi qytet" me tekst nga Ivan Tenev, muzika dhe aranzhimi janë nga Krasimir Gjullmezov. Kënga është përfshirë në albumin e Veselin Marinovit "E zgjodha për ju me dashuri" nga viti 2004.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/veselin.marinov.official
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..