Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar si drejtues të grupit të organizuar kriminal. Këto janë rezultatet e një operacioni të specializuar të Ministrisë së Brendshme kundër migracionit të paligjshëm, i zhvilluar më 23 nëntor. Grupi ka vepruar që nga viti 2022 dhe është krijuar me qëllim trafikun e migrantëve. Kalimi i kufirit bullgaro-turk është organizuar përmes gardhit ose në vende të fshehta në kamionëve dhe furgonëve. Destinacioni final kryesisht ka qenë Gjermania, por edhe Italia dhe Franca. Organizimi i grupit është bërë nga të huaj, ndërsa bullgarët kanë kryer vetëm veprimtari ndihmëse dhe transportim. Trafikantët kanë marrë midis 4000 dhe 15 000 euro, në varësi të mënyrës së kalimit të kufirit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: MPBRritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..