Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit. Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati tre shekujsh, të cilët deri më sot ruajnë gjuhën dhe traditat e tyre. Tani ata do të kenë mundësinë të mësojnë bullgarishten bashkëkohore letrare në një mjedis akademik – në lektoratin e sapohapur të gjuhës bullgare në Universitetin e Evropës Jugperëndimore në Timishoarë.

Leksionet filluan zyrtarisht më 24 nëntor. Edhe pse iniciativa ekziston që nga viti 2019, deri tani ajo nuk u realizua plotësisht për shkak të një sërë rrethanash. Megjithatë, gjatë muajit të fundit interesi u rrit ndjeshëm dhe lektorati filloi të tërheqë një numër mbresëlënës të të interesuarve. Arsyeja është se në krye qëndron Dr. Svetllana Karaxhova, e cila gëzon një autoritet të lartë në komunitetin vendas. Ajo vetë ka rrënjë të thella banatase dhe është kryetare e Shoqatës së Bullgarëve të Banatit në Bullgari.
Çfarë do të studiojnë të regjistruarit në lektoratin e ri?

“Ata do të mësojnë gjuhën bashkëkohore letrare, gjithashtu do të studiojnë kulturën, letërsinë, qytetërimin dhe gjithçka që lidhet me hapësirën kulturore të bullgarëve, pra jo vetëm gjuhën, por edhe kulturën e përgjithshme të Bullgarisë – thotë dr. Karaxhova para Radio Bullgarisë. – Në përgjithësi, komuniteti vendas bullgar e njeh bullgarishten e Banatit, ose dialektin palken – një formë e vjetër e gjuhës, e ruajtur prej 300 vjetësh. Për ta, kalimi drejt bullgarishtes bashkëkohore letrare nuk do të jetë i vështirë, sidomos për ata që tashmë kishin kontakt me gjuhën tonë letrare në shkollën bullgare në qytetin Star Beshenov. Pritet që ata të përparojnë shpejt dhe të jenë në gjendje të përdorin lirshëm të dy variantet e gjuhës.”
Në Timishoara prej shekujsh bashkëjetojnë etni të ndryshme – një trashëgimi nga koha e Perandorisë Habsburge dhe asaj Austro-Hungareze. Qyteti iu bashkua relativisht vonë shtetit rumun dhe ruan një pamje tipike austro-hungareze, me institucione kulturore gjermane, hungareze dhe serbe. Komuniteti bullgar ka lënë një gjurmë të rëndësishme në historinë e qytetit. Për shembull, kryebashkiaku më i njohur, Karoll Telbis kishte origjinë bullgare dhe e drejtonte qytetin për gati 30 vjet. Për të kujton edhe një monument në Timishoara, siç mësojmë nga dr. Karaxhova.

“Kam dëshirë që, përmes këtij kursi të gjuhës bullgare dhe përmes komunikimit më intensiv me Bullgarinë, më shumë ngjarje kulturore me pjesëmarrje bullgare të jenë të pranishme në këtë qytet multietnik. Sepse ky është një qytet ku ka teatër gjerman, teatër serb, natyrisht edhe teatër rumun dhe shkolla të tyre. Këtu është e pranishme kultura e disa popujve. Bullgaria mund të organizojë më shpesh aktivitete ose të marrë pjesë në projekte në Timishoara. Në qytet ekziston një traditë me Festivalin Veror “Sërcata” (Zemrat), ku tashmë disa ansamble folklorike bullgare kanë marrë pjesë. Më shumë nisma do të forconin praninë e kulturës bullgare dhe vetëbesimin e komunitetit vendas.”
Si qendra kryesore e rajonit të Banatit, Timishoara tërheq elitën intelektuale të çdo komuniteti, dhe bullgarët vendas janë aktivë në të gjitha fushat – mes tyre ka mjekë, kirurgë, avokatë, drejtorë bankash, mësues dhe inxhinierë. Kjo prani e rëndësishme krijon një bazë për zhvillimin e një sërë iniciativash arsimore, siç është edhe lektorati i gjuhës bullgare në Universitetin Jugperëndimor.

“Jeta këtu është shumë dinamike. Thjesht, unë vërtet nuk kam as një sekondë kohë të lirë, sepse njerëzit janë të etur për komunikim, të etur të flasin bullgarisht, të etur për një prani aktive kulturore. Dhe të gjitha këto gjëra që organizojmë, që planifikojmë – e gjithë kjo veprimtari kulturore lidhet me gjuhën, pra një jetë kulturore më e pasur nënkupton zhvillimin e një gjuhe më të pasur. Këtë mund t’ia urojmë të ndodhë edhe me komunitetin vendas bullgar” – theksoi në përfundim dr. Svetllana Karaxhova.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook / Svetllana Karaxhova, Facebook /Universitatea de Vest din Timișoara, opiniatimisoarei.ro
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të 11-të nis sezoni i karnavaleve të Vitit të Ri dhe të pranverës në qytetet e Evropës dhe të botës. Me..
Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të shpërndarë në rajonin e Besarabisë, e ndarë midis Rumanisë, Ukrainës dhe Moldavisë. E fundit prej..
Një takim me temën "Ariu në kontekstin e ekoturizmit: mundësi dhe perspektiva" do të mbahet sot, 11 nëntor, në ndërtesën e Bashkisë së Smoljanit. Eventi është organizuar nga WWF Bullgaria dhe Shoqata "Horizonte të Reja" - Smoljan dhe synon të bashkojë..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore..