Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër buxhetit për vitin e ardhshëm. Borisov theksoi se protestat janë pjesë e demokracisë, por nuk do ta ndalin procesin e anëtarësimit në eurozonë.
“Në vitin 2020, kur çova vendin në dhomën e pritjes së eurozonës dhe në Bashkimin Bankar Evropian, filluan pikërisht protesta të tilla, të përqafuara nga “Vëzrazhdane” dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin”, presidenti dhe shoqëria e tij. Tani po vërejmë të njëjtën gjë, kur po hyjmë në eurozonë... Çfarëdo që të bëjnë, këtë një muaj do ta përballoj dhe nga 1 janari do të jemi në eurozonë“, deklaroi lideri i partisë kryesore të shumicës në pushtet.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..