Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Opera botërore pret një rekord të ri nga bullgarja Sonja Jonçeva

Prima tashmë kryesoi klasifikimin e artistëve operistikë vendas me më së shumti role në Metropolitan

Foto: Karen Almond

Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën Shtetërore të Vjenës në prill 2025. Në Nju Jork partner i saj ishte tenori yll polak Piotr Beczała, i cili u shndërrua në poetin André Chénier për herë të parë në karrierën e tij. Në vitin 2023 Yoncheva dhe Beczała kënduan së bashku në skenën më prestigjioze operistike amerikane edhe në një tjetër opera të njohur të Giordanos – “Fedora”. 

“André Chénier” është një rindërtim i prodhimit të njohur të Metropolitan Operas nga viti 1996, krijuar për Luciano Pavarottin dhe Maria Guleghinën. Me të teatri amerikan kremton jubileun njëqindvjeçar nga shkruarja e veprës. Në prag të 130-vjetorit nga shfaqja e operës së Giordanos, tre solistët Sonja Jonçeva (Madalena), Piotr Beczała (Chénier) dhe Igor Golovatenko (Gérard) debutuan në partitë e tyre në skenën e Metropolitan nën dirigjimin e Daniele Rustionit. Janë planifikuar edhe pesë shfaqje të tjera (më 28 nëntor, 3, 6, 9 dhe 13 dhjetor), ndërsa e fundit do të transmetohet drejtpërdrejt në kinema të përzgjedhura në mbarë botën. 



Madalena është partia e dymbëdhjetë në repertorin e Jonçevës në Metropolitan Opera dhe me të bashkëkombësja jonë shndërrohet në artistin operistik bullgar me më së shumti role në teatrin e njohur të Nju Jorkut. Pas disa muajsh pritet edhe e trembëdhjeta – e Cio-Cio-San në “Madam Butterfly”. Prima bullgare është në prag edhe të një rekordi tjetër. Në shkurt 2026 në Milano pritet premiera botërore e një opere tjetër të Umberto Giordanos – “Marina”. Kjo është vepra e parë skenike e kompozuar nga mjeshtri italian i verizmit, e cila kurrë nuk është interpretuar publikisht, madje për një kohë të gjatë është konsideruar e humbur. 



Para disa vitesh Jonçeva mori pjesë në ringjalljen e një opere tjetër pak të njohur të Giordanos – “Siberia”. Nga 11 opusët e kompozitorit në teatrot botërore më së shpeshti interpretohen “André Chénier” dhe “Fedora”. Shumë soprano të famshme botërore e konsiderojnë nder të kenë në repertorin e tyre partinë e Madalenës. Vetëm disa prej tyre kanë interpretuar Fedoran, pothuajse askush nuk ka hyrë në figurën e Stefanës (nga “Siberia”) dhe asnjë deri tani nuk ka interpretuar Marinën. Kjo e vendos Sonja Jonçevën në një pozitë unike – të jetë këngëtarja e parë operistike në botë që do të këndojë këtë rol dhe e para që do të mund të mburret me katër heroinat e ringjallura të Giordanos. 

Mihai Damian dhe Freddie De Tommaso

Kthimi në jetë i thesareve operistike nga e kaluara është mision i posaçëm i primas bullgare, botuese dhe producente, e cila ndërton ura mes epokave dhe merr pjesë në premiera historike. Në interpretimin e parë të “Marina” në Milano partnerë të saj do të jenë tenori Freddie De Tommaso (i njohur nga publiku bullgar prej festivalit “Zërat e çmuar”) dhe baritoni Mihai Damian (fitues i edicionit të sivjetshëm të “Operalia”-s, që u zhvillua në Sofje). Të dyja iniciativat u mbajtën në kryeqytetin bullgar me ide dhe ftesë të Sonja Jonçevës dhe në zbatim të misionit të saj për ta takuar publikun vendas me zërat më të njohur bashkëkohorë dhe për t’ua zgjeruar melomanëve përfytyrimet për larminë e repertorit operistik dhe bukurinë e zërit njerëzor. 

Redaktoi: Cvetana Tonçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: Karen Almond, Facebook / Sonja Jonçeva, Operalia, Opera Actual



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për Shën Cecilian – një koncert në kujtim të organistit virtuoz Janko Marinov

Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës kishtare – martires romake shenjtja Cecilia. Koncerti "Cantantibus organis" është pjesë nga një seri..

botuar më 25-11-14 2.00.MD
Janka Rupkina

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare – “Kalimanku Denku” – një perlë në krijimtarinë e këngëtares Janka Rupkina dhe kompozitorit Krasimir Kjurkçijski

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: BTA, arkiv, Facebook/ Yanka Rupkina (Zyrtare), arkiv personal

botuar më 25-11-14 6.05.PD

“Tufë e bekuar” – Kori “Nusha” prezanton albumin e tij më të ri

Popullarizimi dhe interpretimi i muzikës popullore bullgare prej kohësh është misioni i këngëtares, dirigjente dhe pedagoge, Neli Andreeva . Ajo është e njohur edhe për pjesëmarrjen e saj në formacione të ndryshme, përfshirë edhe Korin “Nusha” ,..

botuar më 25-11-13 6.10.PD