Programi i ditës

88 vjet flasim në gjuhën tuaj

Gjatë vitit 2024 festojmë 88 vjet nga fillimi i transmetimit të programeve për jashtë shtetit të Radios Kombëtare Bullgare. Çdo gjë filloi më 16 shkurt 1936. Pasi radioja kombëtare startoi zyrtarisht programin e vet, në eter u shfaq edhe Radio Bullgaria. Kjo ndodhi ditën e diel, kur tërë programi i mëngjesit i Radio Sofjes u transmetua në Evropë, Afrikën e Veriut dhe Amerikën e Veriut.

Sot, 88 vjet më vonë, Radio Bullgaria po vazhdon t’i flasë botës për vendin tonë në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, rusisht, serbisht, greqisht, shqip, turqisht dhe bullgarisht.

Në rubrikën tonë të posaçme do të gjeni hollësi interesante nga historia e Radio Bullgarisë, do të dëgjoni shumë nga zërat e saj të artë, si dhe kujtimet e kolegëve ttë cilët i janë përkushtuar kauzës së "Radio Bullgarisë".