Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Muzeu Kombëtar “Toka dhe njerëzit” mbushi 25 vjet

Снимка: Архив

Para 25 vjetëve në Sofje u krijua Muzeu Kombëtar “Toka dhe njerëzit”. Rreth një vit e gjysmë gjeologët, koleksionistët e mineraleve dhe kompanitë e minierave në vend zgjeruan një fushatë shumë të madhe për mbushjen e fondeve të tij. Baza për hapjen e muzeut u bë koleksioni i kristaleve gjigante i Ilia Delevit – emigrant bullgar në Brazil.

Sot kjo mbledhje kristalesh, e cila përbën një prej 7 ekspozitave të përhershme në muze, përfshin jo vetëm minerale nga Brazili, por edhe kristale malore me peshë prej afro një ton e gjysmë nga vendet e tjera të Amerikës Latine dhe nga Bullgaria. Ideja për hapjen e një muzeu të veçantë të gurit i përket doc. dr. Mihail Maleev – mineralog dhe drejtor i muzeut që nga krijimi i tij deri më sot. Ai organizoi mbledhjen e mjeteve dhe dhuroi koleksionin e vet nga mineralet e rralla nga tërë bota. Më 19 qershor të vitit 1987 Muzeu Kombëtar “Toka dhe njerëzit” priti miqtë e tij të parë.

“Kur u krijua muzeu, ai kishte rreth 6-7 mijë lloje mineralesh – tregon përgjegjësja e muzeut Zhivka Janakieva. – Sot shuma e tyre është rreth 27 mijë lloje, ndërsa në koleksionet e përhershme janë ekspozuar më pak se 5 për qind. Koleksionet shpeshherë përtërihen dhe pasurohen. Çdo vit në saje të veprimtarisë mbledhëse, po ashtu edhe të blerjeve, dhurimeve dhe shkëmbimit, fondet e muzeut mbushin me zbulime interesante dhe unike. Ato, që janë jashtëzakonisht interesante dhe do të tërhiqnin vëmendjen e publikut, menjëherë ekspozohen. Çdo vit organizojmë ekspozitë të përkohshme, në të cilën vendosim zbulimet e reja. Kjo, që ne e bëjmë si punonjës të muzeut, mbetet e fshehtë për vizituesit. Ne mbledhim një pjesë të madhe prej mineraleve, të cilat më pas i ekspozojmë.”

Muzeu “Toka dhe njerëzit” ka një grup ekspedite, i cili punon në rajonin e maleve Rodope. Sipas fjalëve të Zhivka Janakievës Bullgaria ka një pasuri të madhe të gurëve dekorativë, veçanërisht të agatëve. Një prej qëllimeve të muzeut është që të ekspozojë këto krijime të bukura natyrore. Në katin e dytë të ndërtesës janë vendosur 4 vitrina me agatët në formën eliptike, të cilët zbulojnë shumëllojshmërinë e ngjyrave natyrore. Ata bëjnë pjesë në ekspozitën më atraktive për vizituesit – “Gurët e çmuar dhe dekorativë”.
Muzeu Kombëtar “Toka dhe njerëzit” renditet në vendin e pestë në Evropë sipas pasurisë së llojeve minerale nga tërë bota. Një prej ekspozitave të përhershme në të quhet “Mineralet e Tokës”. Muzeu përben një laborator, ku bëhen studime shkencore mbi këto minerale.

“Gjatë vitit 1987 në muze erdhën speleologë dhe thanë se në rajonin e Karlukovos, Bullgari Veriore, është zbuluar një shpellë me formime karstike shumë të bukura – shton Zhivka Janakieva. – Me kolegët nga muzeu shkuam dhe mblodhëm gjithçka. Një pjesë prej këtyre formimeve shpellore, të njohura në speleologji si speleoteme, janë unike. Askund në botë nuk janë gjetur të tilla. Unë punoj pikërisht në këtë drejtim. U këshillova me specialistët më të mëdhenj botërorë dhe ata e përkrahin mendimin tim se këto janë formime të panjohura. Mësimi është që duhet të ruajmë natyrën rreth nesh. Kemi për qëllim të tregojmë shumëllojshmërinë e mineraleve të vendburimit Kremikovci, afër Sofjes.”

Muzeu Kombëtar “Toka dhe njerëzit” është një vend, ku zhvillohen konkurse ndërkombëtare, bëhen ekspozita fotografike dhe festivale. Ai ofron programe arsimore dhe fushata informative për kandidat studentë, zhvillon tryeza të rrumbullakëta dhe takime shkencore. Tani vogëlushët mund të vizitojnë ekspozitën me makete dinozaurësh me madhësi të natyrshme. Nga 17 deri më 21 prill muzeu do të mbledhë në një skenë muzikantë dhe kompozitorë nga vendet e ndryshme. Ata do të marrin pjesë në Konkursin e 19-të ndërkombëtar “Muzika dhe Toka” kushtuar Ditës së Tokës.

Sivjet me rast të 25 përvjetorit të muzeut më 19 qershor shënohet Dita e dhuruesit. Do të ekspozohen zbulimet e reja, mineralet e njohura nga tërë bota dhe do të jepen certifikata për dhurime.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografitë e ekspozitave të ndryshme janë ofruar nga Muzeu Kombëtar “Toka dhe njerëzit”

По публикацията работи: Anna Kapitanova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени