Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Burgasi – njëri nga qytetet e gjelbra të Bullgarisë

Снимка: BGNES

Gjatë 2010-ës qyteti Burgas u shpall vendi më i mirë për të jetuar në Bullgari. Në fund të vitit të kaluar qyteti bregdetar, i cili gjendet në juglindje të Bullgarisë mori dy vlerësime për qytetin më të gjelbër. Fondacioni “Bashki e gjelbër” e dekoroi me çmimin për zhvillimin e qëndrueshëm të sistemit të gjelbërimit. Në fushatën “Bullgaria e gjelbër”, të organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Ujërave, Burgasi u dallua si qyteti më i gjelbër i Bullgarisë për vitin 2010 me banorë mbi 200 mijë vetë.

Burgasi është porti më i madh i Bullgarisë dhe renditet ndër qendrat turistike kryesore të vendit tonë. Qyteti zhvillohet në harmoni me mjedisin. Vitet e fundit qytetarët e Burgasit u inkurajuan që të udhëtojnë me biçikleta. Rrjeti rrugor i qytetit mundëson zhvillimin e këtij lloj transporti. Ka vende të posaçme për të ngarë biçikleta. Bile mund t’i marrësh ato me qira. Ideja i përket kryebashkiakut të ri të Burgasit, Dimitër Nikollov.

“Çështja e udhëtimit me biçikleta është me rëndësi për Burgasin, për të rinjtë dhe për të gjithë ata që jetojnë në mënyrë aktive – tha z. Nikollov gjatë ceremonisë së dekorimit. – 2 vitet e fundit me mjetet tona ndërtuam 11 km rrugë për biçikleta dhe jemi duke ndërtuar edhe 20 kilometra të tjerë. Ndërkaq u krijua shoqata “Qyteti i biçikletave”. Bashkia organizoi një sërë aktivitetesh për të popullarizuar dobinë e këtij transporti. Sigurojmë falas biçikleta për nxënësit dhe fëmijët në kopsht. Të gjithë banorët e Burgasit u angazhuan me nismën. Me hapa të shpejtë po ecim drejt realizimit të idesë së saj dhe asgjë nuk mund ta na pengojë.”

Foto: BGNES

Rrugët për biçikleta në Burgas kalojnë si mes vendeve me trafik të madh, ashtu edhe përmes parqeve. Kështu biçiklistët kanë mundësi të shijojnë pamjet e bukura të qytetit. Një arsye tjetër që Burgasi të jetë i dekoruar si qyteti më i gjelbër ka të bëjë me zhvillimin e suksesshëm të sistemit të tij të gjelbërimit. Katër vitet e fundit në të janë mbjellë 2000 pemë dekorative dhe 3000 shkurre. Qyteti i Burgasit është ndër vendet e Bullgarisë, ku janë ndërtuar parqe të reja, ndërsa ato të vjetra mirëmbahen. Në parqe montohen pajisje për ndriçim me shpenzime më të vogla, ndërsa sistemi i ujitjes është kursyes. E veçanta e qytetit është që andej shëtitoret për qentë janë të ndara nga zonat e tjera të gjelbra. Qyteti i Burgasit krenohet me Kopshtin e tij detar, i cili u rinovua. Parqet “Rosenec” dhe “Mineralni bani” u rivendosën. Këndet për barbekju janë vendet e preferuara për çlodhje gjatë verës.

Një element i rëndësishëm i rrjetit rrugor të Burgasit janë zonat për këmbësorë, sqaron arkitekti Petko Jovçev.

“Në këtë drejtim qyteti ynë spikat midis vendeve e tjera të Bullgarisë, por edhe midis qyteteve evropiane, i bindur është arkitekti i Burgasit. – U ndërtuan 22 mijë metra katrorë zona për këmbësorë dhe pritet që të shtrohen rreth 50 mijë metra katrorë të tjerë. Po ta krahasohemi këto hapësira me zonën për këmbësorë në Barcelonë, La Rambla, e cila është afërsisht 10 km katrorë, apo me atë në Glasgou të Skocisë – 8 km katrorë, do të bindemi se Burgasi është qyteti evropian me më shumë vende për këmbësorë. Ja pse ne kërkuam që të bëhemi lider në këtë kategori.” –  thotë arkitekti Jovçev.

Burgasi është njëri nga qytetet e para të Bullgarisë me një plan urban, i cili renditet ndër të paktët, ku është parashikuar zgjerimi i zonave të gjelbra. Urbanizimi i qytetit zhvillohet në tendencë me idetë e gjelbra të qytetarëve të tij.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

По публикацията работи: Maria Dimitrova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени