Që nga koha më e lashtë e deri në ditët tona, jeta gjithnjë ka lulëzuar në rajonet me burime minerale. Ujërat kurues kanë qenë shkaku, për të cilin popuj dhe qytetërime të ndryshme kanë lënë gjurmët e kulturës së tyre pikërisht në ato vise. Të dhënat e para për ekzistencën e një vendbanimi, në rajonin, ku sot shtrihet qyteti piktoresk bullgar Hisarja datojnë që nga shekujt IV – III para Krishtit. Të tërhequr nga gërshetimi unik i ujërave mineralë, klimës, veçorive natyrore, florës dhe faunës vendëse këtë rajon, që nga koha më e lashtë e populluan trakë, romakë, sllavë, bullgarë. Mirëpo një fakt i padiskutueshëm është, se kryeveprat më të çmueshme dhe më madhështore të kulturës antike në qytetin e sotëm Hisarja janë vepër pikërisht të romakëve.
Vetë qyteti u themelua para 17 shekujsh nga perandori romak Dioklecian. Ai u vendos aty dhe ndërtoi një pushimore të mrekullueshme, duke iu dha emrin e vet – Dioklecianopoll. Në vitin 293 vet perandori Dioklecian iu dha këtij vendbanimi antik statusin e qytetit. Pikërisht atëherë filloi fortifikimi i qytetit Dioklecianopoll me një mur të ngurtë dhe të qëndrueshëm, rrënojat e të cilit mund të shihen edhe më sot. Për nga origjinaliteti i vet ato mure të trasha përbëjnë një shembull të arkitekturës romake, të cilët nuk e kanë shokun edhe më sot në mbarë Evropën.