Më 17 shtator kryeqyteti i Bullgarisë shënon festën e tij kushtuar dëshmoreve Sofia dhe vajzat e saj – Besa, Shpresa, Dashuria. Dita është edhe festë e kishës së kryeqytetit “Shën Sofia – Urtësi Hyjnore”. Sipas traditës çdo vit më 17 shtator para kishës bëhet një bekim solemn të ujit dhe një ceremoni zyrtare të ngritjes së flamurit të qytetit. Me rastin e festës, Bashkia e Kryeqytetit dorëzon titullin “Qytetar Nderi i Sofjes”. Mbajtës të këtij dallimi prestigjioz bëhen ata njerëz, të cilët me punën e tyre kontribuuan për prosperitetit dhe mirëqenien e qytetit, për popullarizimin e historisë së tij.
Sipas historianëve qyteti u krijua para më se 2700 vjetësh nga fisi trak – serdi. Ata populluan rajonet rreth burimeve minerale, të cilët edhe më sot nxirren në qendrën e kryeqytetit. Sofja u zgjodh kryeqytet i Bullgarisë në vitin 1879. Kjo ishte koha, në të cilën diskutohej çështje për kryeqytetin e ri të shtetit të pavarur bullgar. Kuvendi i Madh Popullor, që zhvillonte punimet në qytetin e moçëm Tërnovo, caktoi Sofjen qendrën kryesore administrative, politike dhe shoqërore të Bullgarisë.
Sot Sofja është një qytet modern evropian, në të cilin bashkëjetojnë historia dhe e tanishmja. Në të ndodhen të gjitha organet e pushtetit shtetëror – legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor. Si kryeqytet i vendit, Sofja zhvillohet edhe si qendra më e madhe ekonomike tek ne. 50 për qind nga produkti i brendshëm bruto i takohet kryeqytetit, ndërsa rroga mesatare mujore është më e lartë për mbarë vendin. Në Sofje ndodhen dikasteret më të mëdha ekonomike, detyra kryesore e të cilëve pas vitit 1989 është të realizojnë reformat në vend. Në kryeqytet janë edhe selitë e bankave të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare, qendrat e institucioneve financiare. Këtu janë edhe institucionet e të gjitha feve, që ekzistojnë në Bullgari – e krishtere, myslimane, hebraike, si dhe qendrat partiake të forcave politike, organizatat kryesore sindikale.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes për hyrjen e Bullgarisë në BE-në, në Sofje një veprimtari zhvillon Këshilli i Asocijimit me BE-në dhe Delegacioni i Komisionit Evropian në Bullgari. Më se 28 janë universitetet dhe shkollat e larta në kryeqytet. “Rritet, por nuk plaket” është motoja e Sofjes, në territorin e së cilës para më se 130 vjetëve banuan më pak se 11 mijë veta. Sot banorët e kryeqytetit numëron më se 1 milion e 700 mijë veta. Që t’u përgjigjet nevojave të rritura, kryeqyteti zgjerohet dhe zmadhohet me banesa të reja. Një pasuri e kryeqytetit është metroja, e cila me zgjerimin e vet shndërrohet në një transport të preferuar të sofianasve.
Në sfondin e të gjitha arritjeve të jetës moderne, Sofja arrin të ruajë edhe simbolet e përjetshme. Ndër ta padyshim janë Tempulli Monument “Shën Aleksandër Nevski”, Kisha “Shën Sofia”, e cila dha emrin e qytetit. Prapa saj është varri i patrikut të letërsisë bullgare Ivan Vazov. Një ndërtesë tjetër emblematike për qytetin është Teatri Kombëtar “Ivan Vazov”. Një vëmendje meriton edhe godina e Kuvendit Popullor, përball së cilës ngrihet monumenti i Mbretit rus Aleksandër II, i cili çliroi Bullgarinë nga zgjedha turke. Në këtë rajon ngrihet edhe godina e bukur e Akademisë Bullgare të Shkencave, themeluar në vitin 1869 dhe Universiteti i Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”. Kjo është shkolla e parë e lartë në Bullgari, ndërtuar në vitin 1925 me mjetet personale të vëllezërve Evllogi dhe Hristo Georgievi. Monumentet e të dy vëllezërve mund të shihen në hyrjen e kësaj shkolle të lashtë. Pikërisht në këtë rajon është edhe Biblioteka Kombëtare para së cilës është monumenti i krijuesve të shkrimit sllav vëllezërit Kirill dhe Metodij. Një nga ndërtesat e tjera interesante, që radhiten ndër emblemat e kryeqytetit të Bullgarisë është Rotonda Romake, e cila në shekullin IV u shndërrua në kishë “Shën Gjergji”. Ajo magjeps me thjeshtësinë e arkitekturës së përsosur, me afresket e ruajtura dhe më rrënojat, prapa altarit. Në qendrën e kryeqytetit ngrihen tempujt e të gjitha feve, që bashkëjetojnë në Bullgari. Aty janë xhamia, sinagoga, katedralja katolike dhe kisha e krishtere.
Nuk mungojnë edhe rajonet për pushim, çlodhje dhe argëtim. Një nga vendet e preferuara si nga të moshuarit, ashtu ehe nga të rinjtë është Parku i Mbretit Boris III. Ky është parku më i madh në qytet, krijuar në vitin 1884 nga kopshtari zviceran Daniell Nef. Në territorin e parkut ka korte për tenis, trase për gara me biçikleta, një bazë të kuajve. Në hyrjen e tij janë stadiumet “Vasill Levski” dhe “Ushtria Bullgare”, të cilët ofrojnë kushte të mrekullueshme për sport. Një interes të veçantë në periferitë e Sofjes përbëjnë Kisha në Lagjen Bojana dhe manastiret e shumta përreth. Doemos një vëmendje e veçantë meritojnë edhe Parku Natyror Vitosha, Kopshti Zoologjik dhe liqeni Pançarevo.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova